Kallarat plot me këngë
Gurrë e derdhur në burime
Të skalitura në çdo brez
Në shekuj muaj e vite
Rapsodë të pashkolluar
Hajde këngë na kanë dhuruar
Hajde bejte kanë kënduar
Këmbëkryq kur uleshin shtruar
Rapsodi Xhebro Muço Strati
Është bir i këtij fshati
Dyqind e ca vjet më parë
Me këngë e humor të rrallë
Isa Sejdiu me pendë
Dhe në luftë thuri këngë
Këngët e tij të zjarrta
Shpërthejnë vullkan mbi vatra
Hajde Veliko Murati
Vjershëtori i këtij fshati
Ne çdo sofër, muhabet
Bejtet të kishin lezet
Po çobani lart në tendë
Elmaz Çerçizi me këngë
Mbi kërrabë shark e llabane
A ç’i thurte ato vargje
Nga këto këngë që u kënduan
Dhe ne festivale shkuan
Çmime te para muar
Kallaratin e nderuan
Vitet kalojnë, këngët rinohen
Vitet ikin, ato afrohen
Gjithmonë në breza
Do te kujtohen
Yzeir Amet Ribaj
Athine