Besëlidhja e Kallaratit (20 korrik 1943).

Takim i kallaratasve për të mbajtur qëndrim të përbashkët gjatë LANÇ. Në zbatim të detyrave që shtroi Konferenca e Pezës (shtator 1942), pas një pune të gjatë sqaruese, nga militantët antifashistë Mustafa Matohiti, Memo Meto, Bexhet Mema etj., më 20 korrik 1943, në Basha u mblodh populli i Kallaratit për të lidhur besën për luftë pa kompromis kundër pushuesve fashistë e bashkëpunëtorëve të tij. Mbështetur në arritjet e deriatëhershme (krijimi Këshillit ANÇ, çetës territoriale e aksioneve të saj), u kërkua dhe u sigurua forcimi i unitetit rreth Frontit ANÇ.

Mbështetur në traditën, si shenjë betimi ishte kalimi i një leku metalik në gojët e secilit dhe duke shqiptuar fjalën “Betohem”. Dhe Kallarati, me vetëm 100 shtëpi, rreshtoi në radhët e formacioneve partizane 120 djem e vajza (përfshirë dhe çetën territoriale), 20 dëshmorë të atdheut dhe 11 të plagosur. (Xh. Ç.)

Next Post

Dëshmorët kallaratas të kryengritjes së vitit 1847.

Sht Gus 4 , 2012
 Dervish Aliko Qejvani (Kallarati), Lame Sinan Petani, Birbil Hasan Toçi dhe Meçe Haxhi Meçaj qenë ndër krerët e kryengritjes së vitit 1847 kundër reformave të Tanzimatit. Dervish Alikua kishte qenë kajmekam i kazasë së Delvinës. Bashkë me Lame Petanin janë ndër nënshkruesit e letrës që krerët e kryengritjes i dërguan […]