Dëshmorët kallaratas të kryengritjes së vitit 1847.

 Dervish Aliko Qejvani (Kallarati), Lame Sinan Petani, Birbil Hasan Toçi dhe Meçe Haxhi Meçaj qenë ndër krerët e kryengritjes së vitit 1847 kundër reformave të Tanzimatit. Dervish Alikua kishte qenë kajmekam i kazasë së Delvinës. Bashkë me Lame Petanin janë ndër nënshkruesit e letrës që krerët e kryengritjes i dërguan mbretit Oton të Greqisë më 15 gusht 1847 për t’i kërkuar ndihmë.

Pas shtypjes së kryengritjes, krerët e saj që u zunë nga serasqeri Mehmet Reshit Pasha, u shpunë në kalanë e Gjirokastrës dhe prej andej u dërguan të lidhur me vargonj në Janinë, ku iu nënshtruan torturave çnjerëzore. Katër krerët kallaratas janë ndër ata që u ekzekutuan me varje tek Rrapi i Janinës.

Marre nga Libri “Enciklopedia e Kurveleshit”

Next Post

Dëshmorët e Kallaratit të luftës me grekët (1912-1914)

Sht Gus 4 , 2012
Murat Avdul Demiri e Çelo Mustafa Boshi u vranë në dhjetor 1912 në malin e Gjothanasit, në luftime me forcat e Spiro Milos, të cilat donin që prej andej të zinin luginën e sipërme të Shushicës. Ramadan Muhamet Hoxha, Hyso Balil Xhaferi e Dervish Sali Maçi u vranë në luftimet […]