Seit Jonuzaj i jepet dekorata “MIRËNJOHJA E LABËRISË”

 
Seit Jonuzaj
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Me propozim të kryesisë së Shoqatës K/A “Kallarati”, Forumi qendror i Shoqatës K/A “LABËRIA” dekoroi me “MIRËNJOHJA  E LABËRISË” z. Seit Jonuzaj me motivacionin: “Intelektual ushtarak me kontribute të  njohura në fushën e detarisë si studiues e pedagog në institucione arsimore ushtarake dhe universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë”. firmosur nga kryetari i Shoqatës “LABËRIA”, Prof. Dr. Ago Nezha e sekretari i përgjithshëm Xhemil Çeli. Kjo dekoratë iu dorëzua të dekoruarit më 17 korrik 2012, në një mbledhje të gjerë në Teatrin “Petro Marko” të Vlorës, nga kryetari i Degës së Vlorës të Shoqatës K/A “LABËRIA”, z. Ahmet Demaj. Z. Seit falënderoi për nderin që iu bë, kryesinë e Shoqatës K/A “Kallarati” për propozimin e bërë dhe Kryesinë e Shoqatës K/A “Labëria” për dekoratën që i dha. 
 
Korresp. i gazetës “Kallarati”.

Next Post

Gazeta Kallarati nr.63

Pre Tet 19 , 2012
Open publication – Free publishing – More viti 2012