Mali Bogonicës dhe Kallarati me histori trimërie për Liri, mes gjelbërimit në luginën e Shushicës, vendi i bukur midis formave të larmishme gjeometrike të relivit mes ujit të kristaltë e oksigjenit të bollshëm ku cicërojnë zogjtë e harmonizuar me grugullimën e ujrave në shtratin me zaje të bardha të lumit të Shushicës. Cylat dyjare nisnin meloditë, të harmonizuara aq embël me këmborët e zilet e bagëtive, duke konkuruar këngën e thëllëzve të malit Kallarati është mes maleve që kokën e kanë tek retë, të thepisur e majë mprehtë, që duken si kështjella hijerëndë, ka kodra pa mbarim, me qafa e lugina, nga mali buzëqeshë dëbora e kullotat me gjelbërim nga bari e trëndelina që freskojnë gjakun e frymëmarrjen në mushkri të banorëve Kallaratas, të cilët me mishin e pjekur në hell, qumështin, gjalpin, mjaltin,arrat etj kanë siguruar jetagjtësi e fortësi si malet e labërisë.
Vende të bukura turistike por duhet asfaltuar rruga e cila është lënë në harresë
Qatip Mara, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 18 maj 2013