NË KALLARAT, NË FSHATIN RRËZË MALIT ME EMËR PERËNDIE, NGA FATMIR TOÇI


Mali i BogonicesKallarati është fshat që shtrihet në rrjedhjen e sipërme të Lumit të Vlorës, por bën pjesë edhe në krahinën e Kurveleshit të Poshtëm, bashkë me Kuçin, Bolenën, Fterrën dhe Çorrajn. Është
 një qendër banimi shumë e vjetër, por që ka ndërruar disa herë vendndodhjen e tij.

E fundit herë ka ndodhur në vitin 1914, pas luftës me andartët grekë, kur fshati u dogj i tëri; pleqtë, gratë e femijët (mbi 100) u masakruan të gjithe, ndërsa burrat ndodheshin në frontin e luftës kundër grekëve te Ura e Kardhiqit. Kur burrat u kthyen nga lufta, nga dhimbja vendosën që të mos banonin më në trojet e vjetra të lara me gjak rrëzë Malit të Bogonicës (rrjedh nga sllavishtja Bog, Zot, Perëndi) dhe u vendosën poshtë në fushë, buzë lumit të Shushicës, ku ndodhet edhe sot.

kallaratiKallarati është fshat me tradita atdhetare, veçanërisht në kryengritjet kundër reformave të Tanzimatit përkrah Zenel Gjolekës së Kuçit, kundër trupave grekë dhe bandave teë Spiro Milos në fillim të Luftës së Parë Botërore, në Luftën e Vlorës, në Luftën Nacionalçlirimtare etj.

Në këtë fshat me histori të madhe dhe tradita të lashta e vyera u ndalëm në një takim me banorët e pakët që kanë mbetur, si rrjedhojë e largimeve gjatë 20 vjetëve të fundit. Më pak banorë ka sot në Kallarat se sa kishte ky fshat në fillim të viteve 1900, ku regjistroheshin rreth 600 banorë. Sot nuk banojnë këtu as 1/4 në krahasim me 100 vjet më parë, edhe pse është një fshat i pasur me toka nën ujë, kullota, bujqësi, blektori e pemtari për të punësuar disa mijëra vetë, pa folur për mundësitë e zhvillimit të turizmit. 

Për këto probleme e hallet e tjera të infrastrukturës, sidomos të rrugës së Lumit të Vlorës folëm këtë pasdite me banorët fisnikë të këtij fshati të qetë e të shtruar, i njohur në të gjithë krahinën për urtësinë e mikpritjen që e karakterizon. Shpresa dhe besimi që kanë te programi ynë qeverises u lexohet në sy. Ndaj dhe të gjithë shprehen hapur për mbështetjen e pakufijshme të tyre për t’ia ndërruar faqen vendit, per ta rilindur edhe këtë krahinë me zë e kontribute të mëdha në historinë e Shqipërisë, të cilën politika shqiptare e ka harruar në këto dy dekadat e fundit. 

Mirënjohje e respekt për burrat e gratë e këtij fshati, për kontributin e tyre në historinë e Shqipërisë, për zhvillimin e vendit, për mençurinë dhe mikpritjen e çdo dere kallaratase.

 FATMIR TOÇI

 23 Prill 2013, marrë nga facebook-u personal

Fatmir Toci ne Kallarat

 

 Fatmir Toci ne Kallarat 1

Next Post

Gazeta Kallarati nr. 67

Hën Maj 27 , 2013