Laberi e shtrenjta ime
nuse me vello te bardhe,
ja ku jemi bijte e tu
vijme si krushq radhe-radhe.
Krushku i pare sipas zakonit
e merr nusen dore per dore
me te gjithe krushqit e tjere
nisin vallen popullore.
Laberi e shtrenjta ime
moj fisnike laberi,
e hedh vallen mal me male
dhe ne kenge brenda rri.
Laberi zemer me çika
ku dhe pula ha sterrall
djemte e tu jane petrita
dhe i kane shoket e rralle.
Laberi te shoh ne kenge
dhe ne kenge ty te shoh
por kur jam ne gjirin tend
me gezim zemren ma ngroh.
Qesh moj nuse labereshe
qesh moj laberesha ime,
djep sorkadhesh,çerdhe shqipesh
qesh moj laberesha trime.
RIBAJ VOTIME NOVEMBRE 1995