Rikthimi i arkitraut … Nga Fernando Durante.

Marrë nga gazeta “Quotidiano di Lecce” e 10 korrikut 2012.

A. MatajGurët tregojnë historinë e një populli. Dëshmitarë të qytetërimit në sytë e të gjithëve, derisa pakujdesia e njerëzve në udhëheqjen e një vendi nuk i shkatërron, ose duar hajdute nuk i kthejnë në kënaqësi personale, për të zbukuruar parqe ose vila. Ka ndodhur pikërisht kështu në Kastrinjano dei Greçi (Castrignano dei Greci) me epigrafin e gdhendur në arkitraun që, njëherë e një kohë, kapërcente kishëzën që mbizotëronte gropën e varrit të Shën Onufrit. Sot, në orën 19, së paku idealisht, arkitrau prej guri leçez do të kthehet në vendin e vet. Pranë vendit të lashtë të kultit, Antonio Amato, të Kastrinjanos, gjatë një ceremonie – në prani të studiuesve dhe të apasionuarve të historisë amtare- do t’i dhurojë qytetit një arkitra të ri me epigrafin. “Jam i lumtur t’i dhuroj Kastrinjano dei Greçi-t riprodhimin e arkitraut”, shkruan dhuruesi. Kopja është vepër e një mjeshtri gurgdhendës shqiptar, prej vitesh banor në vend, Agim Mataj. Përmasat 1,76m gjatësi, 28cm gjerësi dhe 12 cm thellësi. Me shumë gjasa nuk ka përmasat e origjinalit, por duhet të jetë shumë afër. Shkrimi është marrë nga ilustrimi që gjendet në faqet 30 e 31 të vëllimit të Kozimo De Xhorxhi (Cosimo De Giorgi) që – në diçiturën “Kastrinjano dei Greçi, arkitrau i kishës së Shën Onufrit” sjell shënimin me dorë “C. De Giorgi skicim nga natyra 2 janar 1878”. Epigrafi ka kërkuar shumë punë përkthimi, sepse përbëhet prej gërmash si “G”, që nuk janë në alfabetin grek, dhe alfabete të tjerë cirilikë. Përkthimi që i është besuar Isabela Bernardinit, docente e Universitetit të Salentos, pjesa e përkthyer thotë: “Antonio Galaso (prift) i frymëzuar ndërtoi këtë manastir në emër të Perëndisë dhe të Shpëtimtarit…”. Këtë mbrëmje, gjatë ceremonisë, e njëjta studiuese do të komunikojë të gjithë përkthimin. Në ceremoni do të marrin pjesë, përveç kryebashkiakut të qytetit, Antonio Zakeo që do të përcjellë përshëndetjen e komunitetit; Konsulli i Greqisë në Brindizi, Roberto Fusko; këshilltari vendor i kulturës dhe personalitete të tjera…

Arkitraun do ta zbulojë vogëlushja Françeska Alfieri.

________________________________________________________________________________________________________

“Kopja e arkitraut (shënim i Red.) është vepër e një mjeshtri gurgdhendës shqiptar… Agim Mataj”, shkruan autori. Por ky mjeshtër, jo vetëm që është shqiptar, por është edhe nga Kallarati ynë. Kështu që me veprat mjeshtërore të këtij talenti gurgdhendës, atje në emigracion, në botën e jashtme ku punon, nderon emrin shqiptar në përgjithësi, ndërsa në veçanti nderon Kallaratin, zbukuron “biografinë” e fshatit të tij të lindjes. Prandaj, ne kallaratasit bashkëfshatarë të Agimit, ndihemi krenarë që nga gjiri ynë kanë dalë e vazhdojnë të dalin talente të tillë. Dhe ai nuk është i vetmi që nderon veten edhe fshatin me veprat e tij. Ka dhe të tjerë në fusha e zhanre të ndryshme. Ne Agimin, e këdo tjetër si ky, e përgëzojmë dhe i urojmë suksese të tjera në krijimtarinë e tij, me të cilën ngrihet lart imazhi i shqiptarëve e njëherazi i kallaratasve dhe i Kallaratit.

Shënim i Redaksisë së gazetës “Kallarati”

Botuar ne gazeten Nr. 68 “Kallarati”

Next Post

SI E KAM NJOHUR SIHAT TOZAJN, NGA RIZA PASHO SADIKAJ

Die Qer 2 , 2013
Fshati Kallarat në rrethin e Vlorës është një nga fshatrat me tradita patriotike në krahinën e Kurveleshit. Shtrihet në luginën e lumit Shushicë, midis malit të Çipinit dhe malit të Bogonicës. Nga verilindja Kallarati kufizohet me fshatin tim, Bolenën. Si kufitarë që jemi, kemi lidhje të ngushta me njëri-tjetrin, miqësi, […]
Sihat Tozaj 1