KUR TË VDES

 

 

 

Kur të vdes…

Çfarë?

Njerëzit do kujtojnë se dua diçka të çmuar

Dhe, si poet,

ndonjë objekt poetik do më vendosin mbi kokë.

Jo, jo,

nga njerëzit asgjë nuk dua,

veç, po të duan,

kur të vdes,

që të mos lodhen duke më çuar drejt varrezës,

le të më varrosin pranë bulevardit,

ku të kem mundësi të dëgjoj

zhurmat e jetës.

Kur të vdes…

 

Petrit Qejvani, 1969

Next Post

KUKUVAJKA

Pre Pri 24 , 2020
      Një kukuvajkë po klith lart në kala Duke hapur ca plagë të thella në gjoks të natës Nata dridhet nga klithma e saj Në përgjithësi njerëzit  e mallkojnë kukuvajkën Pse vallë?!     Petrit Qejvani,1970,Gjirokastër