Me propozim të Shoqatës ‘Kallarati”, Sihat Tozaj, Këshilli i Qarkut Vlorë, me Vendim Nr. 41, datë 29.08.2003, , i dha titullin pas vdekjes “Nderi i Qarkut Vlorë” me motivacio0nin: “Drejtues i spikatur i Organeve të Qeverisjes Vendore dhe Qendrore”
Që t’i jepej ky titull nderi Sihatit, shoqata “Kallarati”, paraqiti kërkesën në të cilën midis të tjerash thuhej “ Duke vlerësuar figurën moralo-shoqërore dhe atdhetare të lartë dhe ndihmesën që ka dhënë si luftëtar i orëve të para për çlirimin e vendit nga pushtuesit nazifashistë dhe si drejtues si spikatur në ekonomi dhe në organe të larta të qeverisjes vendore e qendrore, kryesia e Shoqatës “Kallarati” i propozon Këshillit të Qarkut Vlorë t’i japë titullin “Nderi i Qarkut” (pas vdekjes) Sihat Xhemil Tozajt.
Me punën e tij si drejtues i talentuar dhe model i ndershmërisë, i përkushtimit ndaj punës dhe i marrëdhënieve e i komunikimit me njerëzit, ai ka dhënë një ndihmesë të shquar në zhvillimin dhe prosperitetin e vendit.
Për këto arsye shoqata ‘Kallarati’ ka mendimin se do të ishte në nderin e Qarkut që, krahas personaliteteve të tjera të kujtojë e vlerësojë edhe një personalitet të tillë që me punën e tij ka lënë mbresa të pashlyera në kujtesën e njerëzve me të cilët ka punuar”
Është e kuptueshme që ky nder që iu bë Sihatit është njëherësh edhe nder për fshatin tonë Kallarat, sepse figura të tilla e ngrenë më lart emrin e fshatit, na nderon ne kallaratasve dhe kombin.
Gjithashtu, edhe Komuna e Vranishtit, i ka dhënë Sihatit më 9 prill 2011 titullin “Qytetar Nderi i Komunës dhe i Krahinës” me motivacionin “Për kontribut të veçantë në LANCL dhe në zhvillimin e krahinës e të vendit pas çlirimit”
Për më shumë rreth kësaj figure, lexoni librin ‘kujtime për Sihat Tozajn’, shkruar nga Seit Jonuzaj