Elisabeta Karabolli është sportiste shqiptare me origjine nga Kallarati, përfaqësuese e Shqipërisë, kampione evropiane në vitin 1979 në qitje me pistolete në garën e pistoletës 30+30 me shifrat botërore 587 pikë.
Në vitin 1977 nis edhe “epoka Karabolli”. Në pistoletë 30×30, vetëm 19-vjeçe ajo fiton medaljen e bronzit në Romë, një vit më pas të argjendit në Finlandë dhe në vitin 1979 konfirmon dominimin e saj në Gjermani, kur me 587 pikë shpallet kampione Evropës.
Elisabeta Karabolli është kampionia e parë shqiptare në Evropë. 21-vjeçaria e atëhershme e fitoi medaljen e artë në Frankfurt am Main (Gjermani) në vitin 1979, me 587 pikë në pistoletë 30+30. Por, “uria” e Karabollit nuk ndalet këtu. Në vitin 1980 në kampionatin shqiptar me 593 pikë ajo vendos një rekord kombëtar, duke kaluar dhe rekordin botëror. (sot jeton në Amerikë)