DASHURIA

 

 

E dashur,

Ti s’di ç’është dashuria,

Gjersa mbi të ti shkele pa të drejtë.

Dashuria nuk është një qilim i shkëlqyer,

Ku mund të shkelë

Dhe një i tretë.

 

Petrit Qejvani, 1970