Murat Avdul Demiri e Çelo Mustafa Boshi u vranë në dhjetor 1912 në malin e Gjothanasit, në luftime me forcat e Spiro Milos, të cilat donin që prej andej të zinin luginën e sipërme të Shushicës. Ramadan Muhamet Hoxha, Hyso Balil Xhaferi e Dervish Sali Maçi u vranë në luftimet e zhvilluara më 14 korrik 1914 me andartët grekë që sulmuan nga disa drejtime fshatin e Kallaratit.
Presidiumi i Kuvendit Popullor i ka dekoruar me medaljen “Për veprimtari patriotike”.
Marre nga Libri “Enciklopedia e Kurvleshit”