Foto nga Kallarati

Të dashur kallaratas!

Në uebsaitin www.kallarati.com, përveç të tjerash do të kini mundësinë edhe të shfaqjes së fotografive. Ju lutemi postoni çdo fotografi që ka të bëjnë me Kallaratin, që u kushtohet luftës dhe përpjekjeve të kallaratasve për çlirim kombëtar e shoqëror, jetës në fshatin tonë, punës në ish kooperativë, arsimimit të fëmijëve, jetës kulturore artistike, fotografi të bëra në raste përvjetorësh, festash e gëzimesh, ceremonish familjare, aktivitetit të Shoqatës “Kallarati”, jetës së emigrantëve, si dhe fotografi personale.

Nëpërmjet publikimit të këtyre fotografive brezi i ri të ketë mundësinë të njohë më mirë historinë e prejardhjes së prindërve e gjyshërve të tyre dhe të gjithë së bashku të mbajmë të ndezur dashurinë për vendlindjen tonë, Kallaratin, për njerëzit dhe natyrën e bukur të tij.

Ju bëjmë thirrje të gjithë atyre që disponojnë fotografi të periudhave të ndryshme, duke filluar nga ato të “Fshatit të Vjetër”, rrëzë Bogonicës dhe deri në ditët e sotme, që pasqyrojnë aspekte të ndryshme të ekzistencës dhe zhvillimit të Kallaratit ndër vite, t’i bëjnë pjesë të këtij albumi në uebsaitin e Kallaratit

Koha e sotme, u krijoi mundësinë kallaratasve, ashtu si mbarë shqiptarëve ta krijojnë e jetojnë jetën, jo vetëm në Shqipëri, por kudo anembanë botës. Edhe pse aktualisht mund të ndodheni larg vendlindjes, hapeni uebsatin www.kallarati.com, aty do të gjeni veten Tuaj, aty do të gjeni pjesë nga historia Juaj. Gjejeni kohën çmalluni, çlodhuni dhe argëtohuni me to!

Ju mirëpresim!

Adresa: [email protected]

 {flickr-album}Type=User, [email protected]{/flickr-album}

Next Post

Këngë & Video

Hën Maj 7 , 2012
                                                                                             

Mund t'ju duken interesant edhe artikujt