G U R, POEZI

Hiqmet Mecaj


Gur,
tek ti e kërkoj
biografinë e fisit tim.

Pak te fytyra e Deas,
pak te shpellat e Velçës,
pak te muret e Krujës,
pak te gryka e Kaçanikut.

Gur –  armë,
gur – shtëpi,
gur – libër,
gur – përjetësi.

1983