Këngë kushtuar dëshmorëve te fshatit Kallarat

Hasan   Kallarati

Do këndoj do them ca fjalë,

prata dëshmorët tanë,

do t’i zë t’i them me radhë,

Mumini dëshmor i parë,

me gjak skuqi Topananë,

Avduli një trim i rrallë,

në Dukaj e derdhi gjaknë,

me të shitur e me gjermanë,

Adili një djal i gjallë

ish në Brigatën e parë;

dhe me Nuredin Selamnë,

të dy n’ Elbasan u vranë,

me gjerman e tradhtarë,

Pogradec Halil Numanë;

Qesarat Hamzo Qejvanë,

në Radhimë Islam Janjnë,

në Vuno Ferik Miftarrë,

në Sopik Ormën luanë,

dhe me Shuko Ramadanë,

Shënvasi Filo Breshanë

Taro Gjoni Palibardhë;

Kolosjan Hasan Qejvanë.

Nelua në Mal të Bardhë.

Hamdiu e Nexhipi dy.

Në Mavrov e Peshkëpi,

Zubua një djal i ri,

që të tre nga një shtëpi.

Arshi Maçi në Veri.

O Ferrik e o Ali,

të dy ratë në kufi,

fshati me 100 shtëpi,

dëshmorë njëzet pa dy.

Nga Hasan Kallarati