Po të qan jot’ ëmë!
O, kodër më kodër,
Nuredin i nënës,
djal’i vetëmo!
Tyj të kishte nëna,
dhe s’kam tjetëro.
Të vranë fashistat,
armiqt’ e vatanit.
Aferim të qoftë,
O djal i Selamit,
që e derdhe gjakun,
si sorkadhi malit,
dhe vadite barin,
si ves’ e beharit.
Hasan Kallarati