Lavdi deshmoreve te Kallaratit

5 maj
“Dita e Dëshmorëve”

 

Në këtë ditë të shënuar, le të kujtojmë me respekt të thellë jetën dhe veprën e dëshmorëve të Kallaratit,që dhanë jetën për lirinë e Atdheut.


Rënë në luftë ndaj andartëve grekë më 1914.

1. Murat        Avdul              Demiraj

2. Dervish     Sali                 Maçaj

3. Ramadan  Muhamet       Hoxhaj

4. Çelo           Mustafa         Boshaj

5. Hyso          Balil               Xhaferaj


Rënë në luftë kundër fashistëve Italianë më 1920.

1. Xhevair      Musa             Golloshaj


Rënë në Luftën Nacionalçlirimtare kundër nazifashistëve

1. Mumin      Selam           Bajramaj

2. Adil           Lame             Petanaj

3. Ali             Birçe              Ribaj

4. Ali            Sulo                Memushaj

5. Avdul       Demir            Demiraj

6. Ferik        Miftar            Golloshaj

7. Ferik        Teslim           Strataj

8. Filo          Faslli             Breshanaj

9. Hamdi     Shuaip          Sheraj

10. Hamza  Malo             Qejvanaj

11. Hasan    Laze              Qejvanaj

12. Islam     Tasim            Janjaj

13. Lilo         Dine              Habilaj

14. Nelo       Nazer            Hysaj

15. Nexhip   Shuaip          Sheraj

16. Nuredin Selam            Breshanaj

17. Ormen   Boro               Ribaj

18. Shuko    Ramo             Karabollaj

19. Tare       Çelo                Gjonaj

20. Zyber    Shuaip            Sheraj


Rënë për mbrojtjen e demokracisë

1. Elham Sulejman Sheraj (Elezi)

 

Pak

nga jeta dhe veprimtaria e tyre.


Mumin Selam Bajramaj (1923-1942)

Lindi në Kallarat më 1923. Ishte një talent letrar, siç duket nga “Ditar kujtimesh të vitit 1941”. Shquhet si një antifashist i flaktë që në bankat e shkollës së mesme në Tiranë. Tri javë pas pushtimit të Shqipërisë, shkruan mbi një libër epigrafin: “Mbi supet e martirëve ngrihet Atdheu”, që u bë kredoja e jetës së tij. Së bashku me Sabaudin Gabranin dhe të rinj të tjerë merr  pjesë në demonstrata antifashiste në Tiranë. Për veprimtarinë e tij, autoritetet fashiste e përjashtuan nga shkolla dhe e internuan në vendlindje. Por Mumini nuk e pushoi veprimtarinë kundër pushtuesit. Ai shkoi ilegal në Vlorë, ku u mor me propagandë në radhët e të rinjve për t’i ngritur në luftë si dhe me shtypin klandestin. Prandaj forcat fashiste të rendit dhe spiunët u vunë në kërkim të tij dhe arritën ta zbulonin bazën ku strehoheshin Mumini  dhe shokët e tij Hajredin Bylyshi, Bajram Tushi e Hiqmet Buzi. Më 18 tetor 1942, në errësirë, 400 forca fashiste i rrethuan në një shtëpi në lagjen Topana. Vlora atë natë u ndez flakë nga krismat e armëve dhe shpërthimet e ombave. Mumini me shokët luftuan heroikisht derisa ranë nga plumbat e fashistëve.

Për këtë akt të lartë trimërie, Kuvendi Popullor u ka akorduar atyre titullin “Hero i Popullit”.


Adil Lame Petani (1920–1944)

Lindur në Kallarat më 15 prill 1922. Në fillim të vitit 1942 u lidh me Lëvizjen Antifashiste Nacionalçlirimtare. Ka qenë zëvendëskomisar i çetës territoriale “Mumin Selami” dhe sekretar i celulës së PKSH që nga muaji korrik i vitit 1943. Në fillim të vitit 1944 kalon në formacionet partizane në Pezë dhe në muajin mars të vitit 1944 në Brigadën I Sulmuese si zëvendëskomisar kompanie. Bie më 20 maj 1944 në Polis të Elbasanit, në luftime me forcat gjermane.

Me vendim të Komitetit Ekzekutiv të Rrethit nr. 97 datë 22 shtator 1972 shpallet dëshmor i Atdheut.


Avdul Demir Qejvani (1923–1944)

Lindur në Kallarat më 15 prill 1923. Në qershor të vitit 1942 kapet dhe burgoset deri në dhjetor 1942. Pas lirimit nga burgu, rreshtohet në çetën “Hajredin Tremishti”. Më vonë kalon në Brigadën VI Sulmuese. Më 25 korrik 1944 vritet në Dukaj të Tepelenës, në luftime me forcat gjermane.

Me vendim të Komitetit Ekzekutiv të Rrethit nr. 97 datë 22 shtator 1972 shpallet dëshmor i Atdheut.


Ali Birçe Ribaj (1917–1946)

Lindi në Kallarat më 26 tetor 1917. Në prill 1944 Pasi rreshtohet në radhët e Brigadës VIII Sulmuese dhe mori pjesë në të gjitha luftimet që zhvilloi kjo brigadë. Pas çlirimit shërbeu në repartet e Kufirit. Më 15 janar 1946 vritet në Zgranokë të Bilishtit, në luftime me monarko-fashistët grekë.

Me vendim të Komitetit Ekzekutiv të Rrethit nr. 87 datë 31 maj 1982 shpallet dëshmor i Atdheut.


Ali Sulo Memushaj (1924–1943)

Lindi në Kallarat më 24 janar 1924. Nga fillimi i vitit 1943 u bë anëtar i çetës territoriale “Mumin Selami” të fshatit. Në shtator 1943, pas kryerjes së një misioni të ngarkuar nga komanda e çetës, kthehet në familje i sëmurë rëndë dhe më 26 shtator vdes.

Me vendim të Komitetit Ekzekutiv të Rrethit nr. 87 datë 31 maj 1982 shpallet dëshmor i Atdheut.


Çelo Mustafa Borshi (1885-1914)

Lindi në Kallarat. Vrarë në luftime me forcat andarte greke në mbrojtje të fshatit më 14 korrik 1914. Është shpallur dëshmor i atdheut.


Dervish Sali Maçi (1890-1914)

Lindi në Kallarat. Vrarë në luftime me forcat andarte greke në mbrojtje të fshatit më 14 korrik 1914. Është shpallur dëshmor i atdheut.


Elham Sulejman Sheraj (Elezi)

Lindi në Hysoverdhë, Vlorë. Me origjinë nga Kallarati, nga fisi Sheraj që i ka dhënë luftës tre dëshmorë (Zyberin, Hamdiun dhe Nexhipin), pjesëtar i forcave të RENEA-s. U vra më 8 gusht 1998 në përpjekje për shpëtimin e dy pengjeve  të mitur në afërsi të zonës së Oxhakut në Tiranë.

Është shpallur dëshmor i Atdheut.


Ferik Miftar Golloshi (1916–1944)

Lindi në Kallarat më 10 qershor 1916. Nga fillimi i vitit 1943 mori pjesë në çetën “Mumin Selami” dhe në luftimet që zhvilloi ajo. Më 25 gusht 1944 vritet në qafë të Gjinostarit në Vuno, në luftime me forcat gjermane.

Me vendim të Komitetit Ekzekutiv të Rrethit nr. 97 datë 22 shtator 1972 shpallet dëshmor i Atdheut.


Ferik Teslim Strati (1910–1949)

Lindi në Kallarat më 26 tetor 1910. Në vitin 1942 rreshtohet në radhët e çetës territoriale “Mumin Selami”. Në tetor 1943 u pranua anëtar i PKSH. Më 20 prill 1944 u inkuadrua në Brigadën VIII Sulmuese, me detyrë komandant kompanie. Pas çlirimit kalon në forcat e Kufirit. Gjatë provokacioneve të vitit 1949, bie më 20 gusht 1949 në Vidohovë të Korçës në luftime me forcat monarko-fashiste greke.

Me vendim të Komitetit Ekzekutiv të Rrethit nr. 97 datë 22 shtator 1972 shpallet dëshmor i Atdheut.


Filo Faslli Breshani (1921–1944)

Lindi në Kallarat më 15 prill 1921. Në majin janar 1943 bashkohet me çetën territoriale “Mumin Selami”. Në tetor 1943 rreshtohet në batalionin e rinisë të Kurveleshit dhe në muajin gusht të vitit 1944 inkuadrohet në Brigadën XIV Sulmuese, me detyrë zëvendëskomandant kompanie. Më 20 shator 1944 vritet në Shënvasi të Sarandës, në luftime me forcat gjermane.

Me vendim të Komitetit Ekzekutiv të Rrethit nr. 97 datë 22 shtator 1972 shpallet dëshmor i Atdheut.


Hasan Laze Qejvani (1910–1944)

Lindi në Kallarat më 10 tetor 1910. Në dhjetor 1942 bashkohet me çetën “Hajredin Tremishti”. Në qershor 1943 kalon në çetën “Zigur Lelo” dhe më vonë në Brigadën V Sulmuese, me detyrë zëvendëskomandant kompanie. Më 20 shtator 1944 vritet në Lusen të Kukësit, në luftime me forcat gjermane.

Me vendim të Komitetit Ekzekutiv të Rrethit nr. 97 datë 22 shtator 1972 shpallet dëshmor i Atdheut.


Hamdi Shuaip Sheraj (1920–1944)

Lindi në Kallarat më 20 tetor 1920. Familja e tij më vonë u vendos në Mavrovë. Në vitin 1943 shërbeu si korrier i këshillit nacionalçlirimtar dhe anëtar i çetës territoriale të Mavrovës. Më 1 shkurt 1944 vritet në luftime me forcat naziste në Qafën e Dyqanit në Mavrovë.

Me vendim të Komitetit Ekzekutiv të Rrethit nr. 97 datë 22 shtator 1972 shpallet dëshmor i Atdheut.


Hamza Malo Qejvanaj (1926–1944)

Lindi në Kallarat më 2 tetor 1926. Në vitin 1943 bashkohet me çetën “Mumin Selami”. Ka qenë anëtar i Rinisë Komuniste. Në gusht 1943 kalon në çetën “Hajredin Tremishti” dhe më vonë në Brigadën VI Sulmuese. Më 8 gusht 1944 vritet në Qesorat të Lunxhërisë, në luftime me forcat gjermane.

Me vendim të Komitetit Ekzekutiv të Rrethit nr. 97 datë 22 shtator 1972 shpallet dëshmor i Atdheut.


Hyso Balil XHAFERAJ (1882-1914)

Lindi në Kallarat. Mori pjesë në luftimet për mbrojtjen e Janinës, në kodrat e Bezhanit (1912-1913). Vrarë në luftime me andartët grekë në mbrojtje të fshatit. më 14 korrik 1914. Është shpallur dëshmor i atdheut.


Islam Tasim Janjaj (1924–1944)

Lindi në Kallarat më 7 tetor 1924. Në janar 1943 bashkohet me çetën “Mumin Selami”. Në maj 1944 inkuadrohet në Brigadën XII Sulmuese, me detyrë zëvendëskomandant kompanie. Bie më 17 shtator 1944 në luftime me forcat gjermane në tërheqje.

Me vendim të Komitetit Ekzekutiv të Rrethit nr. 97 datë 22 shtator 1972 shpallet dëshmor i Atdheut.


Lilo Dine Habilaj (1918–1944)

Lindi në Kallarat më 1918. Vitet e Luftës e gjetën me shërbim në radhët e xhandarmërisë në qytetin e Korçës. Bie në kontakt me njerëzit e Partisë Komuniste dhe, nën ndikimin e tyre, lidhet me Lëvizjen Nacionalçlirimtare dhe ndihmon lëvizjen ilegale në qytet. Veprimtaria e tij diktohet, prandaj detyrohet që në mars 1943 arratiset dhe bashkohet me shtabin e qarkut të Korçës. Vritet më 20 janar 1944 në Protopapë në luftime me forcat gjermane.

Me vendim të Komitetit Ekzekutiv të Rrethit nr. 40 datë 7 korrik 1973 shpallet dëshmor i Atdheut.


Murat Avdul DEMIRAJ (?-1912)

Lindi në Kallarat. U vra në luftime me forcat e Spiro Milos në malin e Gjothanasit më 1912 në mbrojtje të fshatit. Është shpallur dëshmor i atdheut.


Nelo Nazër Hysaj (1916–1945)

Lindi në Kallarat më 22 korrik 1916. Në dhjetor 1942 bashkohet me çetën “Mumin Selami”. Në nëntor 1944 inkuadrohet në Brigadën XXII Sulmuese. Bie më 20 janar 1945 në luftimet e zhvilluara me forcat gjermane në Turvjak të Vishegradit.

Me vendim të Komitetit Ekzekutiv të Rrethit nr. 97 datë 22 shtator 1972 shpallet dëshmor i Atdheut.


Nuredin Selam Breshani (1923–1944)

Lindi në Kallarat më 13 qershor 1923. Në dhjetor 1942 hidhet në radhët e çetës “Hajredin Tremishti” dhe në gusht 1943 inkuadrohet në Brigadën I Sulmuese, me detyrë komandant skuadre. Në radhët e kësaj njësie pranohet anëtar i PKSH dhe në shkurt 1944 emërohet zëvendëskomandant kompanie. Në përbërje të forcave të kësaj brigade që ndërmorën inkursionin në Veri, mori pjesë në luftime të ashpra me forcat nazi-balliste dhe më 14 shkurt 1944 bie  duke luftuar heroikisht në Qarrishtë të Elbasanit.

Me vendim të Komitetit Ekzekutiv të Rrethit nr. 225 datë 5 tetor 1981 shpallet dëshmor i Atdheut.


Nexhip Shuaip Sheraj (1923–1944)

Lindi në Kallarat më 10 korrik 1923, por më vonë familja e tij u vendos në Mavrovë. Ka qenë anëtar i çetës territoriale të Mavrovës. Në nëntor 1943 inkuadrohet në Brigadën V Sulmuese. Bie më 4 shkurt 1944 në Salari të Tepelenës, në luftë me forcat gjermane.

Me vendim të Komitetit Ekzekutiv të Rrethit nr. 97 datë 22 shtator 1972 shpallet dëshmor i Atdheut.


Ormën Boro Ribaj (1916–1944)

Lindi në Kallarat më 17 prill 1916. Në dhjetor 1942 futet në radhët e çetës “Mumin Selami”, me detyrë zëvendëskomandant i çetës. Në prill 1944 inkuadrohet në Brigadën VIII Sulmuese. U vra më 8 qershor 1944në Sopik të Gjirokastrës në luftimet e zhvilluara me forcat gjermane.

Me vendim të Komitetit Ekzekutiv të Rrethit nr. 186 datë 30 korrik 1983 shpallet dëshmor i Atdheut.


Ramadan Muhamet Hoxha (?-1914)
Lindi në Kallarat. Vrarë në luftime me andartët grekë në mbrojtje të fshatit më 14 korrik 1914. Është shpallur dëshmor i atdheut.


Shuko Ramo Karabollaj (1910–1944)

Lindi në Kallarat më 15 maj 1919. Në dhjetor 1942 bashkohet me çetën “Mumin Selami” dhe në maj 1944 inkuadrohet në Brigadën VIII Sulmuese. Bie më 8 qershor 1944 në Sopik të Gjirokastrës, në luftimet e zhvilluara me forcat gjermane.

Me vendim të Komitetit Ekzekutiv të Rrethit nr. 186 datë 30 korrik 1983 shpallet dëshmor i Atdheut.


Tare Çelo Gjonaj (1926–1944)

Lindi në Kallarat më 20 janar 1926. Në vitin 1942 bashkohet me çetën e Kuçit “Sulo Lala”. Në gusht 1943 u inkuadrua në Brigadën I Sulmuese. Bie më 5 qershor 1944 në Qafën e Gjarprit, duke luftuar kundër forcave gjermane

Me vendim të Komitetit Ekzekutiv të Rrethit nr. 121 datë 6 tetor 1976 shpallet dëshmor i Atdheut.


Zyber Shuaip Sheraj (1916–1946)

Lindi në Kallarat më 7 korrik 1916, por më pas familja e tij u vendos në Mavrovë. Mori pjesë në çetën territoriale të Mavrovës. Më 28 nëntor 1943 inkuadrohet në Brigadën V Sulmuese. Pas çlirimit të vendit kalon në forcat e ndjekjes. Bie më 17 shtator 1946 në Gjikmano të Mavrovës, në ndjekje të diversantëve.

Me vendim të Komitetit Ekzekutiv të Rrethit nr. 93 datë 12 shtator 1972 shpallet dëshmor i Atdheut.

 

I paharruar qoftë kujtimi i tyre!

 

Next Post

STATUTI I SHOQATËS “KALLARATI“, THEMELUAR ME 12 JANAR 2003

Enj Shk 4 , 2016
Shoqata “KALLARATI” themelohet me vullnetin e mirë të anëtarëve të saj, në pajtim me Ligjin nr.7850 datë 29.07.1994, “Për Kodin Civil  të Republikës së Shqipërisë” I. Emri dhe qëllimi i shoqatës. Neni 1. Shoqata ka emrin e vet të përcaktuar:  Shoqata “Kallarati” Neni  2. Qëllimi i Shoqatës “Kallarati” është të […]
kallarati