ME BIZNESMENIN ShKËLQIM LAÇAJ, Intervistoi Seit jonuzaj

 

Sponsori-Shkelqim-LeskajKur kini lindur dhe cila është familja juaj prindërore?

Fillimisht dëshiroj të falënderoj stafin e gazetës dhe personalisht juve për mundësinë që më dhatë të jap këtë intervistë. Unë kam lindur në Kallarat më 24/02/1968 në familjen Laçaj. Prindërit e mi janë: babai Bejkush Laçaj (Leskaj), i biri i Bino Laçajt dhe i Gastere Sejdiut dhe mamaja Farie, e bija e Muslli e Azime Ribaj. Si familje ne i përkasim mëhallës së Misërgjone. Prindërit e mi kanë qenë e janë punëdashës, veti që e kanë trashëguar nga të parët e tyre që kanë qenë njerëz të punës. Babai im, Bejkushi, gjatë gjithë jetës ka qenë një blegtor i përkushtuar dhe i suksesshëm si në mbarështimin e bagëtisë vetjake, ashtu edhe të asaj kolektive, kur u krijua kooperativa në fshat. Si i tillë ai e ka ndier veten të vlerësuar e të respektuar nga fshati. Edhe mamaja, Faria, ka punuar me përkushtim në punë të ndryshme të ekonomisë familjare dhe kooperativiste.

Savëllezërdhemotrakini,kujanëemesemerren?

Jemi 4 vëllezër e 2 motra. Këto janë më të mëdha nga ne vëllezërit. Motra e madhe, Dallandyshja, është e martuar dhe banon në Vlorë, ka ëmijë: një vajzë e dy djem, banon në Vlorë dhe merret me tregti ushqimore. Motra tjetër, Aleksandra, është e martuar dhe ka 4 fëmijë: 2 vajza e 2 djem. Kjo banon në Kallarat dhe merret me blegtori. Nga ne vëllezërit, i madhi është Andoni, i martuar dhe ka 2 djem. Banon këtu në Vlorë dhe ka një lokal që merret me tregtimin e mishit të pjekur. Pas tij vij unë dhe pas meje vjen Gjergji që edhe ky banon në Vlorë e merret me punë të ndryshme, është i martuar dhe ka 2 fëmijë, vajzë e djalë. Vëllai i vogël, Duka, banon në fshat. Edhe vëllai i vogël, Duka, po ashtu në Vlorë banon, ku merret ka një lokal për ushqim të shpejtë, fastfood siç quhet anglisht. Edhe ky është i martuar.

Si ka qenë fëmijëria dhe riniajuaj?

 Unë fëmijërinë e kam kaluar në Kallarat dhe si të gjithë bashkëmoshatarët e mi, me vuajtje e sakrifica, siç është jeta e fshatit, veçanërisht e krahinës sonë malore me një ekonomi të dobët bujqësore-blegtorale dhe pa ndonjë zhvillim bashkëkohor socialkulturor e infrastrukturor. Kështu që qysh fëmijë më është dashur t’i vij në ndihmë familjes, duke kryer punë të ndryshme aq sa mundesha për moshën që kisha, jo vetëm në familje, por gjatë pushimeve verore edhe në kooperativë për të siguruar sado pak të ardhura për të blerë mjetet e nevojshme shkollore. Për sa i përket rinisë sime, pas mbarimit të shkollës së mesme, jam kthyer përsëri në fshat për një periudhë dyvjeçare, 1986-1988, ku punova në kooperativë, në bujqësi e blegtori. Bari. Gjatë viteve 1989-1990 kreva shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Lushnjë. Me mbarimin e shërbimit dyvjeçar ushtarak, u ktheva në familje. Në këtë kohë nisi lëvizja për ndryshimin e sistemit politikoshoqëror të mëparshëm dhe kalimin në sistemin e ekonomisë së tregut, i shoqëruar me lëvizjen e lirë të popullatës. Kështu që unë, duke përfituar nga kjo lëvizje e lirë, shova në Himarë, ku punova si magazinier në ushtri deri në fund të vitit 1992.

Çfarë shkollimi kini, kur e ku e kini kryer?

Gjatë viteve 1974-1982 kam mbaruar shkollën fillore e 8-vjeçare në Kallarat, ndërsa gjatë viteve 1982-1986 kam kryer shkollën e mesme në Llakatund dhe arsimin e lartë e kam kryer në Universitetin teknologjik “Ismail Qemali” të Vlorës,fakultetin e Tregtisë, dega Menaxher biznesi, profili marketim gjatë viteve 2003-2007. Por nuk u mjaftova vetëm me këtë fakultet, nisa dhe kreva njëkohësisht edhe fakultetin Juridik të këtij Universiteti brenda viteve 2005- 2009, ku u diplomova me titullin Jurist.

Thatë se deri  fund 1992-shit punuat  himarë. Po pastaj?

 Nga Himara u ktheva përsëri në Kallarat, ku u mora me punë të ndryshme, kryesisht me grumbullim e tregtim bimësh mjekësore. Me të ardhurat që sigurova bleva nga shteti më 1994 dyqanin në Morrez dhe e vura në punë, duke tregtuar artikuj të ndryshëm për nevojat e fshatit në ato vite.

Kur kini krijuar familje dhecila është përbërja juaj familjare?

 Në shtator të vitit 1995 jam martuar me Etleva Demirajn, e bija e Luto dhe e Vera Demiraj. Kemi lindur 3 fëmijë, dy djem e një vajzë. Djali i madh, Ervisi është 15 vjeç, i vogli, Klaudio është 11 vjeç dhe vajza, Alesia është 1 vjeçe. Pra, kjo është përbërja ime familjare.

Kur jini larguar nga fshati, si u sistemuat Vlorë dhe nga e nisët punën?

 Në fillim të vitit 1996 bleva shtëpi në qytetin e Vlorës, u largova nga fshati dhe u sistemova këtu familjarisht. Në Vlorë e nisa punën me shkëmbim valute deri në vitin 1997. Kur nisën trazirat e këtij viti, kjo punë u paralizua për një vit. Pastaj, më 1999 hapa një magazinë tregtare ushqimore me shumicë. Në këtë kohë tregu kishte kërkesa të mëdha , duke më dhënë mundësi të shtoja të ardhurat. Këtë punë e vazhdova dy vjet. Gjatë vitit 2000 hapa dhe një punishte për prodhim birre që vazhdova qeri në 2001-shin. Ky aktivitet nuk më rezultoi i suksesshëm, prandaj shikova për mundësinë e hapjes të ndonjë biznesi tjetër. Në atë periudhë firma të ndryshme kishin nisur në masë ngritjen e ndërtesave për banim e shërbime. Ky biznes m’u duk me interes dhe më tërhoqi, por kërkonte mundësi të mëdha financiare dhe njohuri për këtë sektor, prandaj u lidha dhe bashkëpunova me një ortak, duke i hyrë punës së ndërtimit për 7 vjet. Gjatë kësaj periudhe fitova përvojën e duhur dhe krijova mundësinë financiare. Kështu që kam 3 vjet që këtë aktivitet e ushtroj vetëm.

Si arritët ju, i rritur  një familje bariu e bujku, bëheni një biznesmen?

 Prindërit e mi, për kohën që ishte, kanë punuar dhe sakrifikuar shumë për të na rritur, në veçanti babai ka punuar gjithmonë larg familjes, i cili ka qenë shembull për mua për të më ngulitur konceptin se vetëm me punë arrihet gjithçka. Një mbështetje të madhe më ka dhënë bashkëshortja, Etleva, e cila më ka ndihmuar në punë, por edhe duke mbajtur ngarkesën e rritjes dhe edukimit të fëmijëve e duke më dhënë mua kështu mundësinë t’i përkushtohem

Vetëm punës. Di nga përvoja e vendeve në zhvillim se bizneset kanë një periudhë të shkurtër lulëzimi dhe kjo periudhë duhet shfrytëzuar. Këtë gjë kam praktikuar në punën time dhe kjo më ka dhënë rezultate të kënaqshme

Si ju ecën biznesi, sukseset  kini dhe vështirësitë epengesat  hasni?

 Siç shpjegova më lart, biznesi im i tanishëm është ndërtimi i banesave dhe i objekteve të shërbimit. Ky biznes mirë më ecën. Deri tani kam ndërtuar objekte të ndryshme, të cilat i kam shitur, i kam dorëzuar dhe hipotekuar tërësisht. Tani jam në ndërtim e sipër të një objekti, por duke qenë periudhë krize globale, edhe ne përballemi me vështirësinë e shitjeve. Prandaj, përpiqemi duke shfrytëzuar çdo mundësi për t’i kapërcyer me sukses vështirësitë.

A ju krijon kënaqësi puna mebiznesin tuaj? 

Nga puna që bëj jam i kënaqur, sepse kam krijuar përvojën e duhur për ta përballuar konkurrencën e tregut.

A lxoni libradhe cilët shkrimtarë pëlqeni  shumë?

 Kam lexuar dhe lexoj. Më pëlqen shkrimtari Ismail Kadare

Çfarë ju pëlqen  shumë nga arti,muzika e këngët? 

Më pëlqejnë këngët popullore qytetare vlonjate dhe këngët polifonike labe, të cilat nuk i ndaj në çdo mjedis ku punoj e jetoj.

A merreni me sport? Nëse jeni sportdashës, çfarë sporti pëlqeni?

Me sport nuk merrem se nuk më del koha, por më pëlqen futbolli dhe jam tifoz i Flamurtarit të Vlorës dhe i Juventusit italian dhe në kampionatin evropian jam tifoz me Italinë.

A keni mall për Kallaratin e ç’mendimkini për vendin dhe njerëzit atje?

 Malli është i madh se atje jam lindur e rritur. Vendi dhe njerëzit janë të mrekullueshëm. Ai është vendi im i dashur, me të cilin e ndiej veten krenar që jam nga ai fshat. Njerëzit atje dhe kudo që janë, janë bashkëfshatarë të mi që i dua dhe i respektoj. Shfrytëzoj rastin t’i përshëndes të gjithë dhe t’u përcjell urimet më të mira, paçin shëndet e mbarësi!

Ç’mendim kini për  mbajtur gjallë Dashurinë për fshatin dhe 

mosbraktisjen e tij?

Mendimi im është që të gjithë bashkëfshatarët, sipas mundësive të mirëmbajnë shtëpitë ekzistuese dhe, ata që nuk kanë, të ndërtojnë shtëpi në fshat. Një punë të madhe duhet të bëjë çdo familje e larguar për edukimin e fëmijëve me ndenjën e dashurisë për fshatin, duke i çuar vazhdimisht në Kallarat. Kjo gjë do të krijonte lidhje shpirtërore me vendin e origjinës së tyre dhe me natyrën e bukur të tij.

Si biznesmen  jini, a mund  hapni ndonjë aktivitet  Kallarat 

 do  ndikonte për gjallërimin e zhvillimine tij?

 Kjo do të ishte gjë e mirë që të bëhej jo vetëm nga unë, po edhe nga biznesmenë të tjerë kallaratas, por mundësinë për zhvillim dhe investim e krijon infrastruktura e duhur. Kjo në zonën dhe fshatin tonë lë shumë për të dëshiruar. Kështu që tani për tani unë nuk kam menduar ndonjë plan konkret. 

Ç’mendim kini për Shoqatën Kallarati dhegazetën e saj?

 A e përçon sa duhet ajo frymën e bashkimit dhe të mbajtjes lart  emrit 

të fshatit tonë? 

Unë falënderoj të gjithë stafin që është angazhuar gjatë gjithë kohës, si për organizimin e Shoqatës dhe për gazetën. Pa diskutim që Shoqata dhe gazeta Kallarati i kanë shërbyer gjithmonë frymës së bashkimit e të kompaktësimit, duke bërë përpjekje për ta mbajtur e ngritur lart emrin e Kallaratit dhe historinë e tij në rrjedhën e kohës. Pa mohuar punën e mirë që është bërë deri tani, kam mendimin se Shoqata dhe gazeta e saj duhet të fokusohet më shumë në aktivizimin e brezit të ri, si më energjik për t’u bërë pjesë aktive dhe për ta vazhduar e çuar më përpara veprimtarinë e Shoqatës. Për funksionimin sa më mirë të gazetës, do ishte mirë që, krahas shkrimeve të tjera, të shkruhej më gjerë për fiset, duke qëmtuar të dhënat e nevojshme, në mënyrë që të gjej veten secili bashkëfshatar. Të mos shkruhet vetëm për luftërat që kanë bërë Kallarati e kallaratasit në mbrojtje të trojeve të veta apo çlirimin e Shqipërisë, të cilat pa diskutim janë vlera dhe pjesë e rëndësishme e historisë së fshatit tonë, por kjo është vetëm një pjesë ama. Prandaj mendoj se, përmes shkrimeve në gazetën tonë, duhet të pasqyrohet më mirë e më gjerë edhe veprimtaria e gjithanshme ekonomike, kulturore, shoqërore etj. Në të kaluarën dhe veçanërisht periudha pas vitit 1944 deri në ditët tona, për të përcjellë tek çdo kallaratas jetën reale.

 Çfarë do t’u uronit bashkëfshatarëve kudo jetojnë e punojnë,

 si dhe Shoqatës e gazetës sonë?

Bashkëfshatarëve, kudo qofshin, ju uroj shëndet, mbarësi e suksese, të punojnë për të qenë gjithmonë të bashkuar si bij të një trualli, pa e harruar asnjëherë vendlindjen tonë Kallaratin. Shoqatës e gazetës së saj u uroj suksese në vazhdimësi për realizimin e misionit për bashkimit e kompaktësimin e të gjithë kallaratasve pa dallim përkatësie bindjesh politike apo të çfarëdo dasie tjetër. Faleminderit për intervistën zoti Shkëlqim dhe në emër të Redaksisë e timin, ju shpreh urimet më të mira juve familjarisht, prindërve tuaj të nderuar dhe vëllezërisë Laçaj.

Gëzofshi shëndet e mbarësi dhe suksese në punën tuaj të dobishme.

 

Botuar ne gazeten “Kallarati” Nr. 63

Next Post

LE TË VAZHDOJË RRAHJA E MENDIMEVE, NGA SEIT JONUZAJ

Mër Gus 8 , 2012
  Rubrikën “Cili është mendimi juaj” për të diskutuar prejardhjen e emrit “Kallarat” të fshatit tonë e hapëm me qëllim të hedhjes sa të jetë e mundur dritë mbi etimologjinë e këtij emri. Dhe më mirë dritë në këtë çështje mund të hedhin me mendimet e tyre ata intelektualë kallaratas që […]
Seit Jonuzaj