Emri i dëshmorit Ormen Boro Ribaj lidhet me një sere betejash te përgjakshme te luftës Nacionalçlirimtare si ajo e Portopalermos, Borshit, Libohovës, Suhës, Kiçokut, Mesaplikut, derisa bie heroikisht dëshmor në Sopik më 8 Korrik 1944, duke qenë pjesëtar i Brigadës VIII Sulmuese.
Ormëni, pat lindur me 1916 ne fshatin Kallarat të rrethit të Vlorës ne nje familje te varfër e me ndjenja te thella patriotike. I ati Borua nuk kishte pranuar te jepte xhelep dhe te shkonte ne nizam për llogari te Turqisë. Së bashku me djalin e madh Levendin ka marrë pjesë në luftën kundër grekëve 1913-1914 dhe në Luftën e Vlorës më 1920.
Ky mjedis familjar si dhe poezitë patriotike te rilindësve tanë, që Ormëni i mësonte në shkollën fillore, i ndezën atij dashurinë për Atdheun dhe urrejtjen për armiqtë. Këngët patriotike te mbushura me krisma pushkësh që i këndonte shpesh mëkonin dashurinë për atdhe e për liri. Ende i vogël mendjen dhe zemrën e kishte tek maliheri, që e siguruan i ati dhe i vëllai ne luftën e Vlorës dhe qe e mbanin fshehur, dhe krismat e këtij maliheri i dëgjuan ne vitet e luftës Nacionalçlirimtare.
Takimet me Mumin Selamin, Adil Petanin, konferencat e Mustafa Matohitit dhe komunisteve te tjerë, ligjëratat e zjarrta të Memo Metos hapen tek Ormeni horizont te gjere, ndezën zjarr zemrën e tij. Në pranverën e vitit 1942 ai nuk ishte vetëm një luftëtar i dalluar, por edhe një agjitator e propagandist i flakte. Për këto cilësi, celula e Partisë dhe këshilli nacionalçlirimtar i fshatit, ne gusht 1943 i besuan detyrën e zv/komandantit të Çetës se fshatit, te cilës i priu me guxim e trimëri në çdo betejë. Pjesëmarrja e kësaj çete ne luftime kalitën tek Ormeni aftësitë drejtuese, organizuese dhe rritën pjekurinë dhe mençurinë e tij.
Ne shtator 1943, si artiljer i stërvitur mire, ai vuri në gatishmëri dhe drejtoi grykat e zjarrit të topave në Portopalermo kundër një kompanie gjermane. Nën drejtimin e tij çeta u rrit në numër dhe në aftësitë e saj duke u inkuadruar në dhjetor të vitit 1943 në batalionin territorial të Kurveleshit të Poshtëm, duke kaluar kufijtë e krahinës dhe duke luftuar në Libohovë, Këlcyrë, Përmet, Suhë, Qafa e Kiçokut, ku Ormëni u bë shembull edhe për partizanët e tjerë.
Zëri i zëvendës /komandantit të çetës “Para partizane ” ushtoi fuqishëm në operacionin e dimrit 1943-1944, në Horën e Vranishtit dhe Krahinën e Mesaplikut për zhdukjen e garnizoneve gjermano-balliste. Me aktivitetin e tij te gjere u be i njohur ne te gjithë krahinën. Ai ishte i papërmbajtur në luftë, andaj dhe filluan të qarkullonin zëra ” Është i hedhur, s’e njeh vdekjen,….do te vritet dhe do të humbasim një shokë të rrallë”…
Me krijimin, me 25 Prill 1944 të Brigadës së Tete Sulmuese, shumë kallaratas, midis tyre edhe Ormëni, inkuadrohen në radhët e kësaj brigade. Kallarati, Ormenin dhe shoket i percolli me ceremoni, me te shtëna pushkësh, me përqafime e me urimin “Pushk top e me një Shqipëri te lire”. 0rmenin e përcolli e shoqja Saltoja, qe s’kish veç 6 muaj e martuar, e përcolli i vëllai Tafili, edhe ky partizanë, i cili i tha: ” Mirupafshim vëlla, pushka top. Ju andej dhe ne këtej do t’i shporrim gjermanët, lufto ashtu siç ke luftuar, siç e ka zakon shtëpia dhe fshati ynë”. Në përbërje të Brigadës së Tetë Sulmuese, Ormëni u caktua komandant skuadre ne kompaninë e trete te batalionit të tretë. Ai u bë një agjitator i flaktë. Ai u thoshte shokëve te skuadrës, se qëllimi ynë është të fitojmë lirinë dhe liria fitohet me grykën e pushkës.
Duke u gdhirë data 8 Korrik 1944, kompania ku bënte pjesë Ormëni, u vu në ndjekje të forcave gjermane në kufirin greko-shqiptar. Duke zënë transhetë e parapërgatitura, Ormëni shkatërroi një qendër zjarri gjerman duke i dhënë mundësi kompanisë të përparoi përpara. Në çastin kur një bateri gjermane godet me mortajë mbi forcat tona, Ormëni në krye të një grupi partizanësh hidhet me bomba dore e me breshëri automatiku, shpartallon forcat gjermane, nxjerr jashtë luftimit mortajat dhe kur po gëzonin fitoren e arritur, dëgjohet një krismë pushke, plumbi gjerman e godet në kraharor dhe vdekja përqafohet me të…
Shokët që e donin aq shumë komandantin e tyre, në kushte të vështira, në tokë të huaj (kufirin greko-shqiptar), trupin e Ormënit e kaluan në tokën shqiptare që ta puthte atë e të prehesh për jetë në gjirin e saj…
Ra Ormëni dhe shokët ngritën këngën:
Ormën Boro trim me fletë,
Partizan me yll në ballë,
Të kujton brigade e tetë,
Të ka dëshmorin e parë.
Ty Kallarati të rriti,
Trim të shkathët e besnik,
Dhe Partia të kaliti,
Mendje e zemër çelik.
Ty në luftën çlirimtare,
Mish e gjak tubë liria,
Për vdekjen s’pyete fare,
Se të dhimbsej Shqipëria.
8 Korrik 19944,
Lart në kodrat e Sopikut,
Të pamë në ballë të sulmit,
Në fyt iu hodhe armikut.
Thirre:”Par partizanë”
Dhe u hodhe mbi llogore,
E zhduke një grup gjermanësh,
Me shokët korre fitore.
Bashkë me shokët partizanë,
Atje vendose dhe shkove,
I zhduke ata gjermanë,
Detyrën me nder mbarove.
Ti re dëshmorë i lirisë,
Nga një plumb në kraharuar,
Ndaj për jetë në zemrat tona,
Do mbetesh i paharruar.
Kënga qarkullonte gojë më gojë, viseve të Labërisë, por në Kallarat erdhi edhe letra e Komandës së Brigadës së Tetë Sulmuese, nënshkruar nga Komisari Qazim Kondi dhe Komandanti Asaf Tahiraj, që njoftonte rënien heroike të Ormënit, si dhe betimin e tyre se do t’ja merrnin hakun.
Pasi mësoi lajmin e hidhur, i vëllai Tafili tha se Atdheu do çliruar, s’ka kohë për vaj e ngushëllime. Unë,- i tha ai nënë Tagdires,- do të nisem për në brigadë, dhe hodhi sytë nga pushka, që ishte e mbështetur në një kënd të kasolles së djegur e të porsa ngritur. “Edhe ajo do të bëhet i thanë shokët, por prit pak se armiku është kudo, në Borsh, Himarë, Drashovicë, luftë bëhet edhe këtu, pse pak luftojmë e punojmë ne, pastaj ti dje erdhe nga lufta e Himarës.” Por fjalën e ndërpreu, Saltoja, e shoqja e Ormënit, që nuk kishte mbushur të shtatëmbëdhjetat, e cila tha: ‘Në radhët e brigadës 8-të, në atë kompani, ku luftoi dhe u vra im shoq, do të shkoj unë, por meqë nuk di rrugën, ju lutem më çoni, që të luftoj për të plotësuar e çuar në vend detyrën që Ormëni e la përgjysmë”.
Burra e gra që ishin aty, e përqafuan Salton dhe të nesërmen ajo bashkë me të kunatin, Tafilin u nisën për në Zagori…
Pas një udhëtimi të gjatë e të vështirë, morën kontakt me komandën e brigadës në Çajup, së cilës i kërkuan të shkonin ku prehesh trupi i Ormënit. Dhe kjo dëshirë u plotësua.. Shkuan te varri, i hodhën nga një grusht dhe, e ledhatuan dheun me duart e tyre, ndien dhembje e krenari duke i thënë: “Fli i qetë, se hakun do ta marrim, ne me shokët e ty do ta plotësojmë amanetin tënd e të shokëve të rënë., armikun do ta shporrim, atdheun do ta çlirojmë. Këtu ku të paskan vendosur shokët, qenka vend i bukur, është e bukur Shqipëria, ndërsa në Kallarat kanë mbetur kujtimet e ëmbla, mbledhjet që bëje me shokët, këngët e tua që këndoje si bilbili”
Dhe së bashku me përfaqësuesit e brigadës shkuan në batalionin e trete, ku Saltoja zuri vendin e Ormënit në kompaninë e tretë për të luftuar deri në çlirimin e plotë të Shqipërisë, kurse Tafilin e këshilluan të kthehej në fshat dhe të vazhdonte atje luftën.
Luto Demiri
Pasardhës
Kryetar I Organizatës së Veteranëve të LNÇL, të fshatit Kallarat, Vlorë.