MIRËNJOHJE ENVER STRATAJT PËR “BIOGRAFINË” E FSHATIT TONË

 Në gazetën “Kallarati” Nr. 46 u botua një shkrim imi me titull: “Cila penë ?”, në të cilin ndër të tjera thuhej: “Kallarati…meriton të ketë historikun e tij të shkruar…Se cili autor do marrë përsipër këtë detyrë nderi, nuk e dimë, por kemi besim…se me siguri do na jepet një dhuratë e tillë”.

Dhe ja, këtë dhuratë na e bëri  një bir i nderuar  i fshatit tonë me penën e tij, z. Enver Strataj. Në librin që botoi vitin që shkoi, “Historiku i Kallaratit”, ai i bënte një “biografi” të hollësishme fshatit që nga lashtësia e deri në ditët tona. Kjo vepër, krahas punimeve të tjera të bëra deri në vitin 1990 nga komisioni që kish ngritur fshati për historikun e fshatit, përbën një bazë të plotë për përpilimin e një historiku përfundimtar, “zyrtar” do thoshja, nga ndonjë komision i posaçëm që mendohej të të ngrihej, siç është folur në kryesinë e Shoqatës, me krijues të kualifikuar. për këtë punë. Por sot për sot kjo është vepra historike më e plotë e më e zgjeruar për fshatin tonë që Enveri nxorri në dritë dhe e shpërndau bujarisht falas, në formë dhurate pë të gjithë bashkëfshatarët e më gjerë. Kjo punë meriton respekt e admirim. Prandaj ne e falënderojmë dhe e pegëzojmë me shpirt Enverin për këtë dhuratë të shkëlqyer që na bëri.

Qofsh i lumtur familjarisht dhe përshëndetje z. Enver!

Xhelo DAUTAJ

Botuar ne Nr. 58 te gazetes Kallarati

Next Post

DETARI NGA KALLARATI, nga Seit Jonuzi

Sht Gus 11 , 2012
I vendosur në luginën e lumit Shushicë, larg detit dhe i rrethuar nga male të larta, ku Bogonica me Valet e Gjonthanasin nuk e lënë të ketë lidhje me detin e as ta shikojë atë, kjo gjë nuk ka qenë pengesë që nga Kallarati, krahas kuadrove e specialistëve të fushave […]
Seit Jonuzaj

Mund t'ju duken interesant edhe artikujt