Ndahet nga jeta Gafur Hasan Meçaj (Shametaj)

GafurShameti-1 1Pas një sëmundje të rëndë, sot në datën 23.05.2014, u nda nga jeta Gafur Hasan Meçaj (Shametaj) me origjinë nga Kallarati i Vlorës.

Gafuri u lind në Vlorë më 1938. U diplomua në Universitetin e Tiranës si inxhinier gjeolog më 1962. Kryegjeolog në minierën e Memaliajt, shef reparti në fabrikën e tullave në Vlorë.

Deputet i Kuvendit Popullor (1991-1992). Këshilltar në Bashkinë e Vlorës. Gazetar dhe dramaturg. Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve qysh prej viti 1970.

 Ka shkruar mbi 17 komedi, ndër të cilat: “Ah, këto ballkone!”, “Një nuse për afendikoin”, Shoku X” etj.; librin për fëmijë “Bisedë me shekujt e varrosur”.

Është autor i njohur i humorit. Ka bashkëpunuar pothuaj me të gjitha estradat profesioniste të Shqipërisë, kryesisht me atë të Vlorës.

 Është autor i dhjetëra komedive dhe i shumë çmimeve kombëtare. Ka botuar edhe libra e broshura teknike.

Për rreth dy vjet botoi dhe drejtoi të parën dhe të vetmen gazetë letrare të qytetit të Vlorës “Drita e Vlorës”.

Ishte drejtuesi i parë i gazetës dhe i Shoqatës Atdhetare & Kulturore “Kallarati”. Nën kujdesin e tij u përgatit i pari film dokumentar për Kallaratin në vitin 2005.

Është shpallur “Qytetar nderi i Labërisë” dhe “Qytetar Nderi i Vlorës“.

I paharruar kujtimi i Tij!

KRYESIA E SHOQATES A/K “KALLARATI”

Next Post

Gazeta Kallarati nr. 73

Enj Qer 5 , 2014