Njoftim mbi zhvillim veprimtarie perkujtimore ne Vlore dhe Kallarat me rastin e 70 vjetorit te renies se Heroit te Popullit, Mumin Selami

Në Vlorë më 18 tetor 2012, Organizata e Familjeve të Dëshmorëve, në bashkëpunim me Komitetin e Veteranëve të LANÇ të rrethit organizojnë një veprimtari përkujtimore kushtuar 70-vjetorit të rënies së heronjve të Topanasë: Mumin Selami, Haredin Bylyshi, Bajram Tusha dhe Hiqmet Buzi.

Ndërsa në Kallarat më 20 tetor, Shoqata K/A Kallarati në bashkëpunim me organizatën e familjeve të dëshmorëve, organizatën e veteranëve të luftës dhe me pushtetin vendor të fshatit organizojnë veprimtarinë kushtuar 70-vjetorit të rënies së birit të fshatit tonë, Heroit të Popullit Mumin Selami.

Ftohen të gjithë bashkëfshatarët tanë të marrin pjesë në këto veprimtari në Vlorë e në Kallarat.

KRYESIA E SHOQATËS K/A KALLARATI

Next Post

Seit Jonuzaj i jepet dekorata “MIRËNJOHJA E LABËRISË”

Mër Tet 17 , 2012
                                  Me propozim të kryesisë së Shoqatës K/A “Kallarati”, Forumi qendror i Shoqatës K/A “LABËRIA” dekoroi me “MIRËNJOHJA  E LABËRISË” z. Seit Jonuzaj me motivacionin: “Intelektual ushtarak me kontribute të  njohura në fushën e detarisë si studiues e pedagog […]
Seit Jonuzaj