Të dashur kallaratas dhe dashamirës të tij kudo që ndodheni!
Me kënaqësi ju njoftojmë se tashmë shoqata atdhetare & kulturore “Kallarati” me qendër në Vlorë, do të ketë numrin e vet të llogarisë pranë Bankës Societe Generale Albania. Kushdo prej jush, që ka mundësi dhe dëshirë për të kontribuar financiarisht për vendlindjen Tuaj ose të prindërve Tuaj, mund t’i dërgojë ato në adresën e mëposhtme:
Banka: Societe Generale Albania.
Në lek në numrin e llogarisë: 1175099
Në euro në numrin e llogarisë: 1175101
Ju sigurojmë se çdo lek a euro e derdhur në këta numra llogarie, do të administrohet me rregullsinë më të madhe e do të publikohet herë pas here në faqet e gazetës “Kallarati” dhe në çdo mënyrë tjetër komunikimi.
Të ardhurat që do të sigurohen, do të përdoren nga Kryesia e Shoqatës për botimin e gazetës “Kallarati”, për zhvillimin e veprimtarive të ndryshme historike dhe kulturore të fshatit tonë, duke bërë në çdo kohë transparencën e përdorimit të tyre.
U bëjmë thirrje të gjithë atyre që kanë mundësi financiare, në mënyrë të veçantë biznesmenëve kallaratas, të kontribuojnë për organizmin e veprimtarive që do të zhvillohen këtë verë në Kallarat në përkujtim të 100-vjetorit të qëndresës së fshatit tonë ndaj andartëve grekë më 16 Gusht 2014. Çdo qindarkë e vënë në dispozicion të kësaj veprimtarie shumë të rëndësishme do të ishte një ndihmë me shumë vlerë. Kontributi i dhënë nga secili prej nesh do të ishte një ndihmë e madhe për mirëfunksionimin e shoqatës dhe kryerjen me nder të misionit që i është ngarkuar që me themelimin e saj.
Presim ndihmën dhe kontributin e kujtdo që ka lidhje fizike dhe shpirtërore me Kallaratin.
Për çdo dërgesë në lek/euro në numrat e mësipërm të llogarisë, ju lutemi njoftoni edhe elektronikisht në adresën e faqes sonë në internet: [email protected]
Sefer Jonuzi me numur cel: 00355 682745862
Kryesia e shoqatës atdhetare & kulturore “Kallarati”.