Pak nga jeta e deshmorit Halil Dine Habilaj (1918–1944)

Lindi në Kallarat më 1918. Vitet e Luftës e gjetën me shërbim në radhët e xhandarmërisë në qytetin e Korçës. Bie në kontakt me njerëzit e Partisë Komuniste dhe, nën ndikimin e tyre, lidhet me Lëvizjen Nacionalçlirimtare dhe ndihmon lëvizjen ilegale në qytet. Veprimtaria e tij diktohet, prandaj detyrohet që në mars 1943 arratiset dhe bashkohet me shtabin e qarkut të Korçës. Vritet më 20 janar 1944 në Protopapë në luftime me forcat gjermane.

Me vendim të Komitetit Ekzekutiv të Rrethit nr. 40 datë 7 korrik 1973 shpallet dëshmor i Atdheut.

Marre nga Libri “Enciklopedia e Kurveleshit”

Next Post

Pak nga jeta e deshmorit Islam Tasim Janjaj (1924–1944)

Die Gus 5 , 2012
Lindi në Kallarat më 7 tetor 1924. Në janar 1943 bashkohet me çetën “Mumin Selami”. Në maj 1944 inkuadrohet në Brigadën XII Sulmuese, me detyrë zëvendëskomandant kompanie. Bie më 17 shtator 1944 në luftime me forcat gjermane në tërheqje. Me vendim të Komitetit Ekzekutiv të Rrethit nr. 97 datë 22 […]