Kallarati edhe pse një fshat i vogël, ka dhënë kontribut modest në zhvillimin e llojeve të ndryshme të sportit në vendin tonë. Nga gjiri i këtij fshati me tradita luftarake e liridashëse kanë dalë edhe mjaft sportistë cilësorë, të cilët janë bërë të njohur jo vetëm brenda vendit, por edhe në arenën ndërkombëtare.
Kështu mund të përmendim kampionen e Evropës në qitje me pistoletë, të mirënjohurën Elisabeta Karabollin, pjesëtare e ekipit të 17 Nëntorit dhe atij Kombëtar; futbollistin e Dinamos, njëkohësisht edhe drejtues i Klubit Dinamos dhe Tiranës për disa vite me radhë, Çlirim Hysin; volibollisten e Flamurtarit Drita Shakaj; basketbollisten e Flamurtarit Afërdita Laçaj; atletin e ekipit Partizani Kastriot Karabollin; shahistin e ekipit Flamurtari Krenar Gjonbratin, qitësen e Apollonisë dhe më vonë të Studentit, Klarita Strati; futbollistin e ekipit të Selenicës Ilir Abazin; futbollistin e ekipit te te rinjeve të Flamurtarit Serxho Gjonbrati, Lediani Riza Memushaj,aktualisht lojtar mesfushor i Kievos së Veronës, si dhe gjyqtarët e futbollit për Kategorinë e Parë Valter Gjonbratin e Kastriot Hysin (ky i fundit njëkohësisht edhe futbollist me ekipin e Dinamos) etj.
Kontributi i gjithë këtyre sportisteve te cilet rinine tyre ia kushtuan sportit është për tu vlerësuar dhe përshëndetur nga të gjithë.