U VRA GJELBËRIMI

 

 

 

U ngritën pallatet shumëkatësh drejt qiellit.

U gëzuam. Qyteti po ndryshonte.

Na kish marrë malli për ndërtesa – male.

Tani u ngritën kaq shumë pranë njëra– tjetrës.

Duke vrarë për vdekje gjelbërimin.

Do të na marrë malli për pemët…

Dhe një oaz i gjelbërt që thamë se shpëtoi

Të nesërmen e gëlltitën buldozerët.

U vra gjelbërimi i qytetit.

Lubia e ndërtimit e pangopur

Vjell kudo beton dhe hekur.

Ku janë ambientalistët?!

Po qytetarët,

që do të duhet të lëvizin me bombula oksigjeni me vete?

Askush s’e dëgjon mallkimin e qytetit.


Petrit QEJVANI, Maj 2006