AHENGU, (skeç)
Personazhet:
1 – Aliu – I zoti i shtëpisë.
2 – Aisheja – E shoqja.
3 – Sadiku – Shok i Aliut, refugjat në Greqi.
4 – Jani – =/= =/= =/= në Itali.
5 – Barjami – =/= =/= =/= në Turqi.
6 – Bastriu – Komshi i Aliut.
Ngjarja zhvillohet në shtëpinë e Aliut. Skena dhomë. Aliu dhe Aisheja shtrojnë pjatat në tavolinë.
Aisheja – Ali… çfarë ke?… Pse dridhesh ashtu?
Aliu – Do më vijnë shokët moj grua, do më vijnë shokët e zëmrës, si të mos kem emocione. Po kam tre vjet pa i takuar moj… Njëri në Greqi e tjetri në Itali… e tjetri në Turqi… Ah si u shpërndamë kështu shqiptarët e gjorë, si zoqtë e korbit. Ah kurbet, të martë djalli, që na ndave për së gjalli. (Bije zilja e derës) Erdhën… erdhën, hape derën Aishe. (Aishja hap derën hyjnë me radhë Sadiku, Jani dhe Barjami).
Sadiku – Jasu qirjo Ali… Jasu.
Aliu – Jasu e po ta mbajti qasu.
Jani – Buonasera tuti e salute karo amiçi.
Aliu – Paska mësuar Italiançe Jani kokviçi.
Barjami – Selami Aleq.
Aliu – Aleqimi Selam o halldupi Barjam. (Qeshin të gjithë). (Puthen e përqafohen).
Sadiku – Qirjo Ali (tregon një shishe) Dhuratë një shishe uzaqi, ta kam sjellë nga Kallpaqi.
Jani – (Tregon një tufë lulesh). Karisimo Ali, si dhuratë Jani një tufë lulesh pruri, urime e tanti auguri.
Barjami – (Tregon një pako) Efendëm Ali… Një bakshish Barjami solli, një kile hallvë Stambolli. (Dhuratat i merr një nga një Aisheja).
Aliu – Dhuratë m’e madhe për mua
miq ju q’aq shumë ju dua
Ah sa më kish marrë malli
se shpreh dot nga zevali.
Aisheja – Urdhëroni… urdhëroni tani, uluni në tavolinë.
Barjami – Hajd të ulemi si nga herë, se do të bëjmë ylyver. (Shkon ulet, Bajrami mbas tij Sadiku). Tutje ti… hajde ti Jani në mes. Nuk rrijnë bashkë Turku me Grekun, kemi problemin e Qipros.
Sadiku – Uuuu turkoshak.
Barjami – Ik ore korofillak (Qeshin të gjithë).
Aliu – Ju qeshtë zëmra, ju qeshtë… Se më kënaqët… Ja kështu… Jam tepër i emocionuar (nxjerr shaminë, fshin veshin) i thonë tre vjet që jemi ndarë, tre vjet që s’jemi parë.
Aisheja – Mbaj veten Ali… ç’bën kështu… Ja ku ini prapë bashkë. Shëndoshë e mirë, si molla.
Aliu – Ashtu është moj grua, ashtu është… siç e sheh i kam vëllezër, nuk rezistoj dot të flas gjatë (merr gotën) ja, të gëzuar të gjithëve.
Sadiku – Harumeni.
Jani – Auguri.
Barjami – Çin, Çin (zgjasin gotat, i përplasin, dëgjohen disa goditje të forta).
Sadiku – (Bën kryqin) Kristo qe Panagjia (dëgjohen prapë goditje).
Jani – Mama mia (Dëgjohen prapë goditje).
Barjami – (Vendos duart në ballë siç bëhet kur falesh) Suluhan Allah (shikojnë të tre lartë).
Aisheja – Mos u shqetësoni, ka blerë njëri hyrjen matanë e po e kthen në dyqan, hani, pini pa merak.
Aliu – T’ia marrim një kënge vëllezër, si dikur kur mblidheshim në ahengje. (Ia merr këngës). Do marr çiften, do dal për gjah /aman shoko aman ore aman, këndojnë të gjithë. (Dëgjohen goditje më të forta, ndërpritet kënga), Ik moj grua, foli atij gjitonit, kemi sebep, thuaji t’i ndërpresë punimet. (Aisheja del) Vazhdojmë këngën vëllezër. (Këndojnë të gjithë).
Sadiku – Tërmet vëllezër, është tërmet.
Barjami – Subuhan Allah. (Jani është ngritur përgjysmë e dridhet).
Aliu – Ç’keni bre burra, ju kini duruar gjithë ato sakrifica si refugjatë e u trëmbkeni këtu brënda në shtëpi, hajde Jani pipinua, mbushna gotat. (Jani merr shishen i dridhet dora, mezi i mbush gotat). Ja, kaq e pati, u ka folur Aisheja atyre dhe e lanë punën, hajde gëzuar… (trokasin gotat, sa i vënë në buzë dëgjohen goditje më të forta, u përplasen gotat në turinj).
Barjami – Tritol… Për nur të Allahut tritol. (Jani poshtë tavolinës me shishe në dorë, i dridhen duart, i derdhet rakija). Kushedi kujt ia kanë bërë dasmën.
Aliu – Po Jani çu bë?
Jani – Jam këtu o mos qofsha më, (përsëri goditje të forta me pauza të gjithë hidhen përpjetë dhe ulen disa herë mbas çdo goditjeje, goditjet shpejtohen edhe hedhjet e tyre shpeshtohen. Jani del nga tavolina në mes të dhomës duke u dridhur, Sadiku bën vazhdimisht kryqin duke pëshpëritur «Kristo Sanesto, Barjami falet duke përsëritur Subahan Allah, kap veshin me dorë).
Jani – Io andare. (Aliu e kap për dore, e tërheq). Ali, lashastare, (vazhdojnë goditjet. Jani ikën me vrap, të tjerët hidhen përpjetë mbas çdo goditjeje).
Barjami – (Mban barkun me dorë). Ali, Ali.
Aliu – Ç’farë ke Barjam. (Vazhdojnë goditjet, hidhen përpjetë).
Barjami – Ku… Ku… Ku…
Aliu – Ç’farë kuku…
Barjami – Hameni ore hameni… ku është.
Aliu – Atje. (Barjami ikën duke mbajtur barkun me dorë). Të lumtë Sadik, ti u tregove më trimi, nuk lëvize fare nga vendi.
Sadiku – Aliii… unë nuk lëviz se jam mbushur plot, (dëgjohen goditje, hidhen përpjetë, bije një copë muri, Bastriu fut kokën te vrima e murit, është bërë gjithë pluhur suvaje). Aliii, shiko te muri.
Aliu – (Kthen kokën).
Sadiku – Një kokë njeriu.
Bastriu – Jam unë Bastriu… ju bëftë mirë.
Aliu – Bujrum… Po miqtë i presim nga dera ne, jo nga vrima e murit.
Sadiku – I ka rënë për shkurt.
Bastriu – E shet? E shet?
Aliu – Kë ore të shes?
Bastriu – Hyrjen. Se dua të bëj dhe një tjetër dyqan për vëllanë, mendohu e më kthe xhevap. (Largohet… dëgjohen prapë goditje).
Sadiku – Ali! Jam mbushur keq, po kundërbohem, po iki në shtëpi të ndërrohem, (Ikën avash avash me këmbë të hapura), do vish dhe ti? Se do të të zërë muri.
Aliu – S’trëmbet burri nga muri… (dëgjohen goditje, Sadiku largohet me këmbë hapur). Aliu rri gatitu në qëndër të dhomës). (Dëgjohen goditje me radhë).
Le të dridhen muret,
le të bjerë tavani.
Po Aliu kurrë,
S’del nga istikami. (Vazhdojnë goditjet, hyn Aisheja).
Aisheja – Qyqja, po më vritet burri. (Vazhdojnë goditjet, hyn Aisheja).
Aliu – Mos më kap për dore, le të bëhem kurban i policisë ndërtimore. (Aisheja e tërheq me zor, dalin).
Aliu – Nuk lëviz, do shpallem martir i demokracisë. (Aisheja e tërheq, dalin).