PRILLI GËNJESHTAR* , POEZI

Hiqmet Mecaj







Prilli ka një ditë me gënjeshtra
prilli me petale sheshet mbush
brigjeve verdhon lulegjineshtra
vajzave u digjen faqet prush.

Muaj më të bukur s’ka se prilli
dalin djem e vajza në lëndinë
dhe kur në blerim i vesh jeshili
ndajnë si buqeta dashurinë.

Kur ndonjërës  i kërcen pak barku
e tregojnë me gisht, jo si më parë
mërmërit e gjora pas një pragu:
më gënjeve prill, o gënjeshtar.

1962

Next Post

TULIPANI I BRISHTË*, POEZI

Sht Maj 26 , 2012
Puliste sytë. Çast që s’përtëriteshmë shfaqesh shpesh ti para sysh, pareshtur,aty ngadalë, aty i vetëtimshëm,aty me vrull, aty i zbehtë, i heshtur.Kaluan orë… gënjehet vetja vallë?Një grimë lumturi, të lumturon?Një grimë gazi a i bën dot ballëzemrës që rreh si deti kur dallgon?Se zemra e saj rrihte pranë meje,te zemra […]
Hiqmet Mecaj