Vangjeli shet armë. Kristua ilaçe,
dyqanet përbri.
(Irakliu i përshëndet çdo mëngjes “mirëmëngjesi”
dhe çdo mbrëmje “mirëmbrëma”. Vesh gjithnjë kostum gri).
Hyn vdekja te Vangjeli, porosit dy revolverë. Te Kristua
antibiotikë. Kanë xhiro të mirë.
Nuk thërrasin si te tregu i mishit.
Hyn vdekja prapë, kërkon plumba te Vangjeli.
Te Kristua qetësues.
Ngatërron dyert vdekja, kërkon thika te Kristua,
te Vangjeli fasha dhe pudër. Gjithnjë qesh
te Kristua dhe te Vangjeli.
Natën dalin armët në rrugë, qëllojnë kundër fashave
thyejnë qelqet e farmacisë.
Gjithë natën e natës
antibiotikët mjekojnë vitrinat,
në mëngjes nuk ka shenja plagësh.
Veç tutje në lëndinë,
Irakliu ka zhveshur kostumin gri,
ka veshur një cohë të trashë bari,
ka vënë në kokë një kapele guri,
ka shkruar në gur emrin e tij.
5.11.2004