TE KRISTUA DHE TE VANGJELI, POEZI

Hiqmet Mecaj

Vangjeli shet armë. Kristua ilaçe,
dyqanet përbri. 
(Irakliu i përshëndet çdo mëngjes “mirëmëngjesi”
dhe çdo mbrëmje “mirëmbrëma”. Vesh gjithnjë kostum gri).
Hyn vdekja te Vangjeli, porosit dy revolverë. Te Kristua
antibiotikë. Kanë xhiro të mirë. 
Nuk thërrasin si te tregu i mishit.
Hyn vdekja prapë, kërkon plumba te Vangjeli. 
Te Kristua qetësues.
Ngatërron dyert vdekja, kërkon thika te Kristua,
te Vangjeli fasha dhe pudër. Gjithnjë qesh 
te Kristua dhe te Vangjeli.
Natën dalin armët në rrugë, qëllojnë kundër fashave
thyejnë qelqet e farmacisë.
Gjithë natën e natës 
antibiotikët mjekojnë vitrinat,
në mëngjes nuk ka shenja plagësh.
Veç tutje në lëndinë, 
Irakliu ka zhveshur kostumin gri,
ka veshur një cohë të trashë bari,
ka vënë në kokë një kapele guri,
ka shkruar në gur emrin e tij.

5.11.2004

Next Post

ANA, POEZI

Sht Maj 26 , 2012
Në këtë kllapi të syrit rri një qiell tjetër,aty të kam vendosur,të më ruash një vend, do të të sjell lajme të reja,do të të tregoj për shiun që rrjedh brenda meje,ti tani banon në një mungesë të madhe,edhe unë jam në një mungesë të madhemegjithatë takohemi. Rrobat e tua, këpucët, […]
Hiqmet Mecaj

Mund t'ju duken interesant edhe artikujt