NATË E HUAJ

PetritQejvani

 

 

 

 

 

 

Kjo natë është pa emër, pa qiell, bosh.

Dikush argëtohet në katin e poshtëm

(Le të argëtohet)

Unë argëtohem me dhembjen time.

Unë me dhembjen time vallzoj.

Dhoma me katër krevate bosh

Është mbushur plot me dhembjen time

Muret nuk kanë fotografi

Në mure është varur dhembja ime

Një daulle më ngre nervat

Sikur flet për dhembjen time

Jashtë nata është pa yje.

Në katin e poshtëm dikush argëtohet

Nga era veriore xhamat dridhen

Duke ngrirë imazhin e së dashurës sime

Shumë vetë mund të argëtohen sot

Unë argëtohem me dhembjen time

Unë me dhembjen time vallzoj.

Jashtë era i ka rrëzuar yjet…

Në dritare imazhi i së dashurës dridhet..

Dhoma me katër krevate bosh

Dhembja me mua kërkon të shtrihet…

Kjo natë është e huaj, pa qiell, pa yje.

 

Petrit Qejvani,1973, Fajza-Krumë-Kukës

Next Post

RASTËSISHT

Hën Maj 28 , 2012
Ti më the se ne u deshëm rastësisht. Autori   Ne rastësisht vijmë në jetë Rastësisht dhe dashurojmë Ne urrejmë rastësisht Rastësisht dhe tradhëtojmë.   Petrit QEJVANI
PetritQejvani