KENGE KUSHTUAR LUFTES GJORMIT

HasanKallarati

                                                                      Një Jenari, vit’i ri

i vitit dyzetetri,

dolli konsulli me ushtri,

me alpin e Milici;

vjen nga mali për kashi,

për një’ operacion të ri.

Vështron vëndin me dulbi,

që në mal e në vërri,

u ndez lufta me furi,

mortaj’e artileri,

digjej guri bëhej hi,

zjarr e flak, e tym i zi,

mali Gjormit seç u nxi!

Konsulli këmishë zi,

me gjithë shtabin e tij,

i lanë kockat aty.

Gjithë ushtëri e tij,

u bë pluhur, u bë hi,

çeta Plakë me Mehmenë

vrit milic e arilierë!

Çeta Plakë me Hysninë,

vrit, e prit, e bën gërdinë.

Hasan Kallarati

Next Post

KENGE KUSHTUAR DESHMORIT FILO FASLLI BRESHANIT

Die Qer 3 , 2012
Shkoji nëna rrëzë malit, dhe pyeti, shokë sepse s’merdhi djali, seç më gjeti? Un moj nënë e kam parë, parë dje, në betejë është vrarë, n’ora tre. Në një luftë me gjermanë, jesh atje, Dhe varrosur ai është, mëngjes dje. Hallall gjinë ja kam bërë, djalit tim, që ka rarë […]
HasanKallarati