KENGE KUSHTUAR LUFTES GJORMIT

HasanKallarati

                                                                      Një Jenari, vit’i ri

i vitit dyzetetri,

dolli konsulli me ushtri,

me alpin e Milici;

vjen nga mali për kashi,

për një’ operacion të ri.

Vështron vëndin me dulbi,

që në mal e në vërri,

u ndez lufta me furi,

mortaj’e artileri,

digjej guri bëhej hi,

zjarr e flak, e tym i zi,

mali Gjormit seç u nxi!

Konsulli këmishë zi,

me gjithë shtabin e tij,

i lanë kockat aty.

Gjithë ushtëri e tij,

u bë pluhur, u bë hi,

çeta Plakë me Mehmenë

vrit milic e arilierë!

Çeta Plakë me Hysninë,

vrit, e prit, e bën gërdinë.

Hasan Kallarati