Mu te shkolla me përralle,
bëhej fest e hidhej valle,
viti ish nëntëmbëdhjetë,
muaji i njëmbëdhjetë,
dita e njëzetetetë,
ishte Dita e Flamurit,
Dita e Flamurit tonë,
që u ngre më dymbëdhjetë,
nga Ismahili në Vlorë,
populli ishte mbëledhë,
ishte mbëledhë në shkollë,
nxënësit po këndojnë,
Hymnin e Flamurit tonë,
me flamuj të kuq në dorë,
një fjalim mbajti Meçani,
për mbi historinë tonë,
po një spiun që ish shitë,
me të shpejtë lajmëroi,
nukë shkoi shumë ditë,
që Kallaranë e rrethoi,
karabinier e milicë,
dhe gjashtë vet’arrestoi,
Meçan e Selam Barjamnë,
Shamon* e Alem Qejvanë,
Dudën e Remëzi Janjnë,
që qenë si kryetarë,
lidhur i shpunë Himarë,
vdekjenë me sy e panë,
nga torturat që u dhanë,
pastaj në këmbë i nisnë,
kaptuanë Llogaranë;
dhe në Vlorë i degdisnë (1)
katër muaj diell s’panë,
të mbyllurë në qeli,
në Manazgja në hapsanë (2)
më njëzetë nëntë marsi,
në gjyq ushtarak i dhanë,
prokurori në seancë,
i cilëson tradhëtarë,
dhe si të tillë fajtorë,
kërkoi vdekjen në litarë,
po me para e miq shumë
pafajësinë u dhanë.
*Shamo Meçaj, babai i autorit të kësaj kënge.
(1)shpunë.
(2)Burg (turqisht), paguanë 600 lireta rryshfete dhe avokatin dhe me nderhyrjen e patriotëve miq
u liruanë.
Hasan Kallarati