O Çajup burr’i vatanit,
i nënësë Shqipëri,
që e doje aqë shumë,
atje larg në arabi,
i mërziturë për hera,
që ta shohje në liri,
se ish e varfër, e mjerë,
ishte nënë robëri,
ti Çajup me penë tënde,
patriot, poet me mëndë,
as u lodhe, as u trëmbe,
po bëre punënë tënde.
Ti shkrove për Shqipërinë,
ti shkrove për trimërinë,
shkrove dhe për Labërinë,
dhe për mal me trëndelinë,
qave edhe për Naimnë,
mëndje lart’e zemër trimnë.
Hasan Kallarati