Na ishte një herë,
një aga cigun!
Njeri i shëmtuar,
fytyrë majmun,
ma kishte çifliqe,
qindëra hektarë,
baça me ullishte,
dhe dhën me çobanë,
kishte dhe një çupë,
po nukë kish djalë,
duaj të martohej,
mbi gruan e parë,
që djalë të bënte,
t’i mbante vatanë,
po për këtë Çështje,
në një grindje ranë,
me gruan e çupën,
edhe me babanë,
me baban e tij,
se e kish të gjallë,
gruaja i thoshte,
ç’na duhetë ne,
që të març nashtinë,
ti grua të re,
të na priç shtëpinë,
ta bësh kallame,
s’ke nevoj për djalë,
çupën tek e ke,
dhëndërrë do bëjmë,
jo djali për ne,
jo, moj jo, të thashë,
mëndjen mos ma kthe,
se i biri i botës,
së djalë për ne,
prandaj u vendosa,
të marr një të vee,
dhe sonte në darkë,
ajo vjen tek ne,
agaj u martua,
po dhe djalë s’lindi,
dot nuk u gëzua.
Hasan Kallarati