Anës rrugëve do të gjesh sy
varur nëpër pemë, frutat i hëngri toka
duke na goditur me farat e tyre.
Do të gjesh njerëz të mbirë fushave,
lulëkuqet i hëngri toka
duke na konturuar me të kuqen e tyre.
Anës rrugëve do të gjesh sy të pjekur,
të kuq, që u rëndohen pemëve.
Nga Andi Meçaj