FRIKA QË BËN PËR TË QESHUR, POEZI

Andi Meçaj

E vesha krahëve

këtë ngjarje të vrarë,

jo se kam ftohtë,

por tështij

dhe nëse tështij,

nxjerr ndodhira

me arinj dhe njerëz,

dhelpra dhe jashtokësorë,

domethënë kam frikë,

frika të bën për të qeshur,

unë qaj,

dhe iki me kokën në duar,

ta nxjerr shëtitje.

 

Nga Andi Meçaj

Next Post

Hyso Xhaferi ne kengen e Irini Qirjako - Sorke Moj.

Mar Qer 12 , 2012
http://www.youtube.com/watch?v=VQLGHuWMo4U