Ora dymbëdhjetë,
mesnatë,
ky tram që m’i përkund mendimet
më rrëfen ëndrrat e natës,
Hyn Nikua
dhe era të pëshpërin,
Kristua me fishekzjarre
mbjell buzëqeshje,
Vangjeli duke kalëruar
mëzin lodër,
Vjen dhe Melihaja
me shaminë e bardhë
që ia nduk faqet.
Hëna vizaton në qelq,
kokën e madhe të zbehtë,
brenda meje,
shëtis vende të pashkelura,
shaloj një statujë,
hapoj mespërmes oqeanit paqësor,
zgjas mjekrën,
këndoj në tre gjuhë njëherësh,
pagëzohem mbret.
Nga Andi Meçaj