MË NGJISIN SHKALLËT E NJË ËNDRRE, POEZI

Andi Meçaj

Më ngjisin shkallët e një ëndrre,

errësira më zbret një qytet,

mbi flokët e vajzave

dritat zgjohen korale,

anës rrugëve këndojnë

makina të dashuruara,

dy pemë vogëlushe,

kukafshehtazi luajnë me mua,

shtëpia zgjat kryet,

përgjon hapat e kthimit tim

dhe turmën cigane

që ikën me erën,

njeriu i vogël

me ëndrrën e madhe në kurriz

ka humbur rrugët,

shtëpinë që përvëlonte mall,

përkëdheljen e dridhur të nënës,

lulen që çelte një herë të vetme,

dredhklën që përqafonte pikturat nëpër mure,

kokën e prerë të Barbit,

ariun lodër që u binte

papushim daulleve

dhe saksinë që vetëvritej

sa herë hidhej nga ballkoni.

 

Nga Andi Meçaj

Next Post

MACJA KRIMINELE, TREGIM

Sht Qer 16 , 2012
  Atë ditë dimri, kur dielli digjte me 20 gradë dhe pemët çelnin si në pranverë, macja “klandestine” e hotelit pesëyjor, bënte banja dielli, për shtatë palë qejfe, në tarracën e katit sipëror, atje ku era të shkundte nga çdo anë dhe ndiheshe si nën pushtetin e ca ventilatorëve të […]
Andi Meçaj