I morëm në çantë kaprojtë,
lulet, ujin e malit,
kabinën e drunjtë, ketrin,
hajdutin e bukëve,
dashuritë e reja të pishave,
puthjet e zbehta të gjetheve,
ulërimat pasiononte të ujqërve,
fashot dhe shiringat,
për shërimin e pyllit,
librat e pagojë
dhe gurët llafazanë,
qenin e Feties që ia kafshonte
këpucët Bedrijes.
I morëm të gjitha, menduam,
kur ngjiteshim mbi rrota drejt malit.
2010
Nga Andi Meçaj