IKU, UNË PRISJA, KË PRISJA?!, POEZI

Andi Meçaj

Iku, unë prisja,

kë prisja?! As tani s’e marr vesh.

Iku me erën hajdute të marsit,

mbi atë anijen gërdallë të Velos,

mori dhe puthje dhe përqafime në valixhe,

për dashuritë tona nuk kishte vend,

pastaj me një shami ma përkundi

dhe ma shkundi pikëllimin e fundit

që mbaja për kohët e vështira të vetmisë,

tani as kafeja s’më shijon pa pak pikëllim

dhe unë prisja, kë prisja?!

As atëherë s’e mora vesh,

kur ajo më pëshpëriste ta prisja

me erën e ngrohtë të pranverës!

2010

Nga Andi Meçaj

Next Post

AHENG NË PËRGJUMJE, POEZI

Die Qer 17 , 2012
(Vlorës në fundjavë vere) Qyteti fle, nuk flenë llozhrambledhësit, me fshesa të mëdha fshijnë maskat, hedhur, bishta cigaresh në trotuare, dasmat shurdhojnë gjumin, imagjinatën e ftojnë në tryezë. Bosh qyteti, sa bosh në këtë orë?! Vetëm hijet e banokan këtë qytet? Disa thonë, e kanë fajin dasmat, disa, deti me […]
Andi Meçaj