Të nderuar lexues kallaratas, por edhe më gjerë!
Në këtë shkrim kthejmë sytë pas në vitet e para të Shqipërisë së lirë, kur vendi ynë, i dalë nga lufta shkatërrimtare, kishte nevojë të shëronte plagët dhe të hidhte themelet e një shteti të ri. Ishin vitet kur fjala aksion u bë simbol i rinisë dhe i popullit, ndërsa vullnetarizmi u kthye në mjetin kryesor për të rindërtuar vendin dhe për të ngritur veprat e para industriale e rrugore.
Në këtë lëvizje të madhe kombëtare nuk munguan bijtë dhe bijat e Kallaratit. Që prej vitit 1946 e në vijim, djem dhe vajza kallaratas iu përgjigjën thirrjes së atdheut, duke u bërë pjesë e brigadave të punës në aksione kombëtare. Ata shkuan aty ku hapeshin rrugë automobilistike e hekurudhore, ku ngriheshin digat dhe fabrikat e para, duke lënë për herë të parë prapa pragun e shtëpisë dhe duke u përballur me një jetë të re plot sakrifica, por edhe plot shpresë.
Por Kallaratasit, duke qenë në shkolla dhe në ushtri kanë marrë pjesë në shumë aksione të tjera, si në ndërtimin e rrugës së Malësisë së Madhe, në fortifikimin e vendit. Në gjithë këto pjesëmarrje të kallaratasve në aksionet, nuk mund të harrojmë pjesëmarrjen e veçantë të skuadrës së ndërtimit të Kallaratit në eliminimin e pasojave të tërmetit të vitit 1979 në Shkodër.
Vajzat e para në aksione
Emrat e tyre mbeten gurë kujtese për fshatin: Belere Shakaj (Zhibaj), Asife Llanaj, Sulltana Memushaj, Bejaze Abazaj, e deri te nuset e reja si Nasube Goxhaj. Ato hodhën poshtë konceptet e ngushta patriarkale, morën kazmën e lopatën krah për krah me djemtë, duke treguar se gruaja shqiptare ishte e aftë të ndërtonte një jetë të re. Ky ishte një hap i madh shoqëror: vajzat kallaratase, të rritura në fshat e me zakonet e tij, u bënë shembull i emancipimit dhe i formimit të njeriut të ri.
Të moshuarit dhe nënat e dëshmorëve
Aksionet nuk ishin vetëm të rinisë. Në brigada punuan edhe nëna dëshmorësh, si Duze Bajrami, nëna e dëshmorit Mumin Selami dhe Hanko Toçi, nënëa e dëshmorit Islam Janji, të cilat me lot në sy e zemër të tronditura nga humbja e djemëve të tyre e gjenin forcën te ndërtimi i atdheut për të cilin kishin dhënë jetën bijtë e tyre. Po ashtu morën pjesë edhe burra më në moshë si: Telo Duro, Abaz Hito, Veip Azemi, Muço Xheviti, Sulo Memushaj e shumë të tjerë, duke treguar se puna për Shqipërinë nuk kishte moshë.
Vlera dhe mesazhi i aksioneve
Në brigadat vullnetare punonin krah për krah ata që lufta u kishte marrë të afërmit, ata që kishin qenë të përfshirë në lëvizjen nacionalçlirimtare, por edhe në fronte të ndryshme të punës në fshat. Aty u tejkaluan ndarjet e vjetra dhe u hodhën themelet e një fryme të re uniteti vëllazëror. Ishte një brez që, painteres personal e pashpërblim, vetëm me ushqimin e ditës, punonte për rindërtimin e vendit, Shqipërinë. Të gjithë kallaratasit, ashtu si edhe aksionistët e tjerë, u kthyen të vlerësuar për punën e bërë, u kthyen me “S” në gjoks, vlerësimi moral i asaj kohe.
Kallaratasit dhanë shembullin e tyre
Kallaratasit pjesëmarrës në aksione treguan: Kurajë, duke lënë fshatin dhe duke u përballur me punë të panjohura; vullnet, duke sfiduar shiun, baltën e diellin përvëlues; atdhetari, duke vendosur interesin kombëtar mbi gjithçka; solidaritet, duke u bërë njësh me aksionistët nga të gjitha krahinat e Shqipërisë.
Një trashëgimi për t’u kujtuar
Aksionet kombëtare ishin shkolla e parë e punës dhe e edukimit për rininë shqiptare. Për Kallaratin, ato mbetën një kapitull krenarie, ku djemtë dhe vajzat e tij shkruan me djersë faqe të historisë së pasluftës. Nëpërmjet tyre, fshati ynë, i njohur për burrat trima në luftë, tregoi se kishte edhe bijë e bija që dinin të ndërtonin me paqe e punë.
Prandaj, sot, me mirënjohje, përkulemi para kujtimit të tyre, duke i përmendur emrat dhe veprat që ndërtuan. Ata nuk ndërtuan vetëm hekurudha, fabrika e rrugë, por edhe karakterin e brezave që do të udhëhiqnin Shqipërinë për dekada.
Mirënjohje kontributit të tyre në rindërtimin e vendit!
Lista e pjesëmarrësve
Më poshtë janë emrat e kallaratasve që morën pjesë në aksionet kombëtare, të ndarë sipas veprave dhe viteve:
I. NË HAPJEN E RRUGËS KUKËS – PESHKOPI – 1946
1. Belere Zhibaj
2. Ymer Davaci
3. Zoto Mataj
4. Xhelal Breshani
5. Faik Zhibaj
II. NË HEKURUDHËN DURRËS – PEQIN – 1947
1. Zagoll Demiri
2. Namik Mehmetaj
3. Enver Golloshi
4. Shako Konjiveshi
5. Mine Ribaj
6. Asife Llanaj
7. Salo Mataj
8. Besim Kasëmi
9. Nasube Goxhaj
10. Sheqere Laçaj
11. Mersin Tozaj
12. Haxhi Karabolli
13. Bejaze Abazaj
III. NË RRUGËN KUKËS – PESHKOPI – 1947
1. Hysni Tozaj
2. Sheqere Laçaj
3. Zoto Mataj
4. Faik Zhibaj
5. Selman Qejvani
6. Ymer Davaci
7. Selim Golloshi
8. Pano Qejvani
9. Belere Zhibaj
10. Xhelal Breshani
IV. NË HEKURUDHËN DURRËS – PEQIN – 1948
1. Dasho Memushaj
2. Duze Bajramaj
3. Hanko Toçaj
4. Ferik Tozaj
5. Vesel Hoxhaj
6. Sulo Hoxhaj
7. Sulo Nexhipi
8. Veip Azemi
9. Selim Golloshi
10. Bejaze Abazaj
11. Selman Qejvani
12. Lalo Hitaj
13. Lalo Qejvanaj
14. Taibe Habilaj
15. Izeime Qejvanaj
16. Kadaife Bejtaj
17. Sulltana Memushaj
18. Ferzilete Toçaj
19. Pullumb Qejvani
20. Zilo Davaci
21. Birçe Lelaj
22. Haxhi Gjoni
23. Hysni Tozaj
24. Ymer Davaci
V. NË HEKURUDHËN KASHAR – YZBERISHT – 1948
1. Dasho Memushaj
2. Sulo Hoxhaj
3. Selim Golloshi
4. Bejaze Abazaj
5. Lalo Hitaj
6. Lalo Qejvanaj
7. Sulltana Memushaj
8. Kadaife Bejtaj
9. Izeime Qejvanaj
10. Taibe Habilaj
VI. NË KOMBINATIN E TEKSTILEVE STALIN, TIRANË – 1949
1. Duze Bajramaj
2. Besim Kasëmi
3. Muço Xheviti
4. Salo Mataj
5. Veip Azemi
6. Abaz Hito
7. Sinan Hitaj
VII. NË HEKURUDHËN PEQIN – ELBASAN – 1949
1. Dasho Memushaj
2. Sulo Hoxhaj
3. Mevlan Habilaj
4. Xhemal Strati
5. Bejaze Abazaj
6. Sulltana Memushaj
7. Lalo Hitaj
8. Selim Golloshi
9. Duze Bajramaj
10. Telo Xhibi
11. Sulo Nexhipi
12. Veip Azemi
13. Razip Strati
14. Brahim Strati
15. Sami Karabolli
16. Lilo Abazi
17. Selman Qejvani
18. Abaz Dautaj
19. Taro Bejtaj
20. Pelivan Jonuzi
21. Ahmet Shakaj
VIII. NË KANALIN E MYZEQESË
1. Salo Mataj
2. Veip Azemi
3. Selim Golloshi
4. Sulo Hoxhaj
5. Haxhi Gjoni
IX. NË RRUGËN SHËNMËRI – KOLGEGAJ
1. Selim Golloshi
2. Selman Qejvani
X. NË NDËRTIMIN E FABRIKËS SË ÇIMENTOS NË VLORË – 1947
1. Sinan Hitaj
2. Nelo Golloshi
3. Myfit Shate
4. Abaz Dautaj
5. Bejkush Laçaj
6. Sulo Nexhipi
7. Veip Azemi
8. Zagoll Demiri
9. Razip Strati
10. Sali Memushaj
11. Xhixho Dautaj
12. Refo Jovani
13. Hiqmet Shakaj
14. Selman Qejvani
15. Selim Davaci
16. Nasip Tozaj
XI. NË MINIERËN E SELENICËS
1. Muslli Birçe
2. Besim Kasëmi
3. Pelivan Shakaj
4. Abaz Dautaj
5. Bejkush Laçaj
6. Besim Jonuzaj
7. Sali Memushaj
8. Xhemal Strati
9. Neki Rjepi
XII. NË HEKURUDHËN RROGOZHINË – LUSHNJË – 1967
1. Lefter Ribi
2. Shamet Jonuzaj
3. Afërdita Memushaj
4. Namaz Tozaj
5. Vera Hysi
6. Drita Ribi
XIII. NË HEKURUDHËN RROGOZHINË – FIER 1967
1. Njazi Xhaferaj
2. Refat Rjepi
3. Emin Qejvani
4. Lumturi Laçaj
5. Rabo Boçaj
6. Afërdita Breshanaj
XIV. NË HEKURUDHËN RROGOZHINË – FIER – 1968
1. Mine Breshani
2. Hane Shakaj
3. Pashako Mataj
4. Alidie Demiri
5. Zeqo Hoxhaj
6. Spiro Xhaferaj
7. Laver Gjonbrataj
8. Dudi Ribi
XV. NË HEKURUDHËN LIBRAZHD – PËRRENJAS (20 tetor – 20 dhjetor) 1970.
1. Aferdita Breshanaj (Begaj)
2. Vezire Xhaferaj
3. Platon Jonuzaj
4. Selam Jonuzaj
XVI. NË HEKURUDHËN LIBRAZHD – PËRRENJAS – 1971
1. Toliat Habilaj
2. Hiko Rjepaj
3. Spiro Xhaferaj
4. Burbuqe Hoxhaj
5. Natasha Laçaj
XVII. NË HEKURUDHËN HOTOLISHT – LIBRAZHD – 1971
1. Labika Mehmetaj
2. Natasha Laçaj
3. Hanko Strataj
XVIII. NË TARACAT E LUKOVËS – 1980
1. Bastri Gjonbrataj
2. Katina Ribi
3. Hane Qejvani
4. Brahim Goxhi
XIX. NË AKSIONIN LOKAL LLAKATUND, VLORË
1. Abaz Dautaj
2. Besim Jonuzaj
3. Refo Jovani
4. Bejkush Laçaj
5. Hiqmet Shakaj
6. Lulo Dautaj
7. Miro Boçaj
8. Hurma Ribaj
9. Haxhikë Ribaj
10. Besnike Janjiaj
11. Selvi Memushaj
12. Sarta Tozaj
13. Salihe Tozaj
14. Nasip Tozaj
15. Pelivan Jonuzaj
16. Sami Karabolli
17. Xhixho Dautaj
18. Taro Bejtaj
19. Hasife Habilaj
20. Nasipe Hysaj
21. Mexho Golloshi
22. Qejvan Qejvani
23. Bejka Qejvani
24. Ismet Qejvani
25. Sabo Qejvani
26. Neki Rjepi
27. Lale Golloshaj
28. Selman Qejvani
Shënim:
Nëse ndonjë emër mungon, me ndihmën dhe kujtesën e lexuesve, kjo listë do të bëhet edhe më e plotë.
Të dashur lexues!
Ky pasqyrim i pjesëmarrjes së kallaratasve në aksionet kombëtare tregon qartë se fshati ynë nuk dha vetëm luftëtarë për çlirimin e atdheut, por edhe punëtorë të palodhur për rindërtimin e tij. Ata, të rinj e të moshuar, burra e gra, vajza e nuse, lanë gjurmë në çdo cep të Shqipërisë, nga hekurudhat e para te kombinatet industriale, nga fabrikat e çimentos te kanalet bujqësore, nga minierat te tarracat e bregdetit.
Kjo është një trashëgimi që meriton të kujtohet dhe të nderohet ndër breza.
