MIRËNJOHJE ATYRE QË NUK KURSEHEN PËR SHOQATËN

Shoqata jonë kulturore-atdhetare “KALLARATI”, si të gjitha shoqatat e tjera, mbahet në këmbë me kuotizacionet e anëtarësisë dhe me sponsorizime e dhurime dashamirësish. Këto janë të vetmet burime financiare me të cilat Shoqata përballon veprimtaritë që zhvillon dhe nxjerrjen e gazetës “Kallarati”. Mirëpo kuotën e anëtarësisë që mbledhja e përgjithshme e Shoqatës në dhjetor të vitit të kaluar e vendosi 1000 lekë (duke përfshirë në këtë shume edhe pajtimin për gazetën), për fat të keq, nuk e paguajnë të gjithë bashkëfshatarët tanë. Edhe dhurimet nuk janë me raste.

Pak a shumë Kryesinë e Shoqatës e kanë nxjerrë sponsorizimet nga situata për përballimin e shpenzimeve të ndryshme. Kryesia e Shoqatës dhe Redaksia për çdo dhurues e sponsorizues ka bërë publikimet dhe falënderimet përkatëse nëpërmjet gazetës sonë.

Kështu ndodhi edhe këto kohët e fundit për veprimtarinë e zhvilluar në Kallarat kushtuar Heroit të Popullit Mumin Selamit. Gjendja financiare e Shoqatës ishte e tillë sa që nuk mjaftonin paratë për të mbuluar shpenzimet. Prandaj, përveç parave që kishte gjendje kryesia e Shoqatës e që u shpenzuan të gjitha, u nevojitën edhe sponsorizime. Dhe të gatshëm për sponsorizim u treguan, si edhe në shumë herë të tjera, zotërinjtë e mëposhtëm:

1. Kastriot Karabolli, me 20000 lekë të reja;

2. Selman Memushaj, me 15000 “ ;

3. Idajet Toçaj, me 5000 “

Përveç bashkëfshatarëve të sipërshënuar, nga Tirana na erdhi këto ditë edhe një dhurim për gazetën prej 5000 lekësh të reja nga Armeza  Bashkim Gjonbrataj.

Kryesia e Shoqatës dhe Redaksia e gazetës u shprehin mirënjohje të gjithë këtyre, duke i falënderuar për bujarinë e tyre.

Ne u bëjmë përsëri thirrje të gjithë atyre bashkëfshatarëve tanë që kanë mundësi financiare të kontribuojnë që Shoqata të ketë një fond financiar për përballimin e shpenzimeve për veprimtaritë dhe botimin e gazetës që kushton 7500 lekë të reja çdo numër i saj.

Next Post

EMRI I MUMIN SELAMIT DO TË KUJTOHET BREZ PAS BREZI”, nga Bejo Xhaferi

Die Dhj 16 , 2012
  Më 20 tetor 2012, në kuadrin e 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë u organizua në Kallarat veprimtaria përkujtimore me rastin e 70-vjetorit të rënies së Heroit të Popullit Mumin Selami. Morën pjesë banorë të fshatit, bashkëfshatarë me banim në Vlorë, Tiranë, Selenicë dhe përfaqësues nga fshatrat fqinjë Kuç, Bolenë […]
Bejo Xhaferraj