Nedin Gjoni, një jetë të tërë në shërbim të Atdheut.

Të shkruash për njerëzit si Nedin Gjoni është obligim, kënaqësi e veçantë por edhe nder. Nedini i përket atij brezi, i cili mori përsipër barrën më të rëndë të historisë. Brez i cili bëri luftën e madhe kundër dy ushtrive pushtuese nga më të egrat në botë dhe bashkëpunëtorëve të tyre ballisto-zogistë dhe i solli lirinë e shumëpritur vendit e bashkë me të edhe pavarësinë e rrëmbyer. Po ashtu, këtij brezi i ra barra për rindërtimin e ndërtimin e vendit të shkatërruar nga lufta, por edhe për të kapërcyer edhe prapambetjen shekullore ku e kishte lënë regjimi satrap i Zogut. Edhe për këto detyra të mëdha këtij brezi iu desh të punojë me përkushtim, sakrifica të mëdha e ndergjegje të pastër, duke i konsideruar si vazhdim i betejës së luftës. Ndaj, ky brez, me të drejtë është quajtur i nderuar e do të nderohet gjithmonë si brezi i artë.

Vellezerit GjoniNedini është bir i Kallaratit të nderuar e me emër në histori dhe i trevës trime të Labërisë, të cilat kanë qenë në ballë të luftës e historisë së vendit, në të gjitha momentet e ngjarjeve të mëdha për liri e pavarësi. Ndaj, Nedini, si bir i kësaj treve dhe si gjithë bijtë e saj, u mbrujt me cilësitë më të mira të trashëguara dhe u frymëzua nga bëmat e ngjarjet historike.

Nedini u lind në vitin 1927 në Kallarat në familjen e varfër të Gjonajve por të nderuar e të njohur për tradita të atdhedashurisë, patriotike, luftarake dhe ato zakonore. Gjyshi e babai, Belul e Çelo Gjoni, kanë qenë pjesëmarrës në çetën e Kallaratit, në Luftën e 1914-ës kundër andartëve grekë dhe në atë të Vlorës në vitin 1920, kundër ushtrisë pushtuese Italiane.

Nedini dhe dy vëllezërit më të mëdhenj, mbetën jetim qysh në moshë të vogël. Për ta, për pak kohë u përkujdes gjyshja dhe xhaxhai, por edhe ata vdiqën dhe të tre jetimet mbetën pa mbështetje. Në këto kushte i mori në kujdestari familja e dajës në fshatin Kuç, ku qëndruan derisa shkuan në luftë. Megjithatë, jetimët u përballën me vështirësitë e shumta të jetës, me varfërinë, skamjen, shfrytëzimin e përgjithshëm që ishte në atë kohë, plus dhe ato që vinin nga qenia jetim.

Të tre jetimët, krahas punës e vështirësive për të mbijetuar, duke u marrë me punë të rënda në bujqësi e blegtori, u edukuan dhe brumosën me cilësitë më të mira të familjes, fshatit e zonës, të transmetuara përmes prindërve, të afërmve, shokëve e miqve, siç ishin ndjenja e atdhedashurisë, patriotizmit, vlerat luftarake e ato zakonore, të fshatit e me gjerë, në veçanti bëmat e heronjve e trimave në breza, krahas vlerave të tjera si ato të ndershmërisë, besës, trimërisë dhe në veçanti e mbi të gjitha, me frymën e urrejtjes ndaj pushtuesve të vendit.

Nedini dhe dy vëllezërit e pritën me dëshpërim e urrejtje të madhe  pushtimin e vendit nga Italia fashiste. Ata si gjithë të tjerët nuk mund të rrinin të qetë e duarkryq e në hallin e qetësinë  e tyre para kësaj ngjarje të rëndë. Ndaj shpejt u angazhuan në lëvizjen nacionalçlirimtare. Të tre vëllezërit para hallit të tyre që u kish rënë vunë hallin e madh të atdheut, i cili po rënkonte nën pushtimin fashist.

Është nga rastet e rralla në vende, ku familja inkuadrohet qindpërqind në luftë. Pasi të tre morën pjesë në luftë. Vëllai i madh Xhemali dhe i dyti Tarja u rreshtuan në formacionet partizane të zonës dhe morën pjesë në aksionet dhe luftimet e zhvilluara dhe më vonë inkuadrohen në brigadat partizane. Tarja shkoi në Brigadën e Parë Sulmuese dhe mori pjesë në të gjitha betejat e saj duke u dalluar për zgjuarsi, zotësi, trimëri e guxim deri sa ra si trimat në luftë me gjermanët dhe mbetet dëshmor i Atdheut. Vëllai tjetër, Xhemali u inkuadrua në Brigadën e Gjashtë Sulmuese dhe mori pjesë  në luftimet dhe betejat e saj deri në çlirimin e vendit.

Nedini, vëllai më i vogël, vetëm 15 vjeç dhe i njomë nuk deshi t’ia dinte për moshën dhe vështirësitë, por eci në gjurmët e vëllezërve, pra ai hodhi mbi supet e tij të njomë pushkën e gjatë, më e gjatë se trupi i tij ende i njomë. Ai mori pjesë në LANÇ nga nëntori i vitit 1942 në çetën Sulo Lala dhe Hajredin Tremishti. Më vonë në batalionin Ismail Hakiu, në grupin e parë  operativ e pastaj në Brigadën e 14 Sulmuese, ku mori pjesë në tërë luftimet e saj në zonën e Sarandës, Delvinës e Gjirokastrës deri në çlirimin e tyre e krejt vendit. Nedini në luftë edhe pse shumë i ri u poqë para kohe dhe evidentoi vlerat si një luftëtar i vjetër duke u dalluar për gjallëri, guxim e trimëri dhe kryer me nder e dinjitet detyrat e ngarkuara. Ai e çoi deri në fund idealin e tij dhe amanetin e vëllait të rënë dëshmor, atë të rënëve të tjerë dhe të brezave paraardhës për t’i sjellë vendit lirinë për të cilën ata dhanë jetën dhe gjakun e tyre.

Në vitin 1944, Nedini për aftësitë e vlerat e treguara në luftë, pranohet në radhët e Partisë Komuniste dhe militoi në të me nder e dinjitet. Pas çlirimit të vendit, Nedini vazhdoi të qëndroi e punoi në radhët e Ushtrisë Popullore pasi ai mendonte se liria e fituar me gjak duhet mbrojtur, ndaj e ndiente në shpirt se ai ishte i motivuar dhe i gatshëm për ta vazhduar këtë mision të shenjtë edhe pse ishte i ndërgjegjshëm se duheshin përpjekje, privacione e sakrifica të shumta.

Për ta vazhduar me dinjitet e nder rrugën që zgjodhi në jetë, Nedini ndjente domosdoshmërinë për t’u arsimuar më shumë, për t’iu përgjigjur në vijimësi detyrave në rritje. Për këtë qëllim të madh, ai krahas kryerjes së detyrave të ditës u angazhua  dhe kreu shkollën 7 vjeçare e atë të mesme të arsimit të përgjithshëm në Tiranë e pastaj në shkollën ushtarake për Artilerinë Kundërajrore ne jugosllavi e ish Bashkimin Sovjetik dhe Akademinë Ushtarake për AKA ne Tirane. Pasi u kompletua me arsimin e nevojshëm civil e ushtarak, Nedini e ndiente veten te afte si ne planin teorik e atë praktik për kryerjen me sukses të gjitha detyrave qe ju ngarkuan deri ne instancat e larta te Mbrojtjes Kundërajrore.

Megjithatë, ai kurrë nuk u kënaq me kaq, por në vijimësi vazhdonte përmes kurseve, formave të tjera të përgatitjes së kuadrove, ato Komando-Shtabi dhe studimit individual, të rriste më tej nivelin e vetë teorik, metodik e praktikë, aftësi drejtuese e komanduese në përputhje me rritjen, zgjerirnin modernizimin c masivizirnin e MKA, të përsosjes të teknikës së armatimit, të taktikave të përdorimit e sidomos për njohjen e kundërvënien ndaj aviacionit kundërshtar, i cili ishte në dinamikë të madhe zhvillimi në vijimësi.

Nedini ishte një ndër kuadrot e para të Artilerisë Kundërajrore dhe kontribuoi për 40 vjet në të, duke u bërë dhe një nga kuadrot e larta, të nderuara e vlerësuara të kësaj arme inteligjente, elitare dhe masive të ushtrisë, sepse ajo u bë mbështetje e tërë ushtrisë, e popullit të armatosur dhe i doli zot tërë kohën mbrojtjes të hapësirës ajrore të vendit. Nedini është nga ato kuadro që i qëndroi besnik deri në fund armës së tij të dashur. Ai i ngjiti shkallët e karrierës si oficer kuadër një e nga një, me aftësi, përgjegjësi, maturi e përkushtim, deri sa arriti të kryejë detyra të larta në forcat e MKA-së. Ai ka kryer detyrën e komandantit të baterisë AKA, e pastaj me radhë atë të shefit të shtabit të grupit, komandantit të grupit, shefit operativ te regjimentit, shefit te shtabit të Regjimentit, komandantit te Regjimentit dhe deri atë të Komandantit te MKA-së në korpusin e Burrelit për disa vite. Nedini ka pasur dhe një gjeografi të gjerë të lëvizjeve si në Tirane, Vlorë, Durrës, Burrel e prapë në Tiranë ku e mbyll karrierën.

Vlen të vihet në dukje se Nedini, në tërë detyrat e ngarkuara është evidentuar për aftësi të mira profesionale, komanduese e drejtuese, për nivel teorik, metodik e praktik, arritje të larta stërvitore e gatishmërie, luftarake por edhe ndershmëri, drejtësi, kurajë, guxim pa iu shmangur punëve e vështirësive dhe mbi të gjitha për marrëdhënie mjaft të mira e të shëndosha me kuadrot e ushtarët, të cilët i donte e i respektonte, i ndihmonte e u qëndronte afër, e ndaj dhe ky ishte çelësi kryesor i suksesit në tërë punën c tij.

Nedini dallohej në punë. Ai e donte punën dhe i përkushtohej asaj me tërë forcat, duke vënë në funksion të saj, mendjen, zemrën e aftësitë fizike, pa u kursyer, ndaj kjo e bënte atë që të kërkonte me seriozitet e këmbëngulje llogari ndaj vartësve, në zbatim të detyrave, gatishmërisë luftarake etj.

Nedini, në punën me vartësit, kuadrot dhe eprorët ishte tepër i njohur e origjinal, i çiltër dhe i dashur. Ai shquhej për kurajë në ngritjen e problemeve dhe zhvillimin e kritikës në interes të mbarëvajtjes së punës, pa nguruar se me kë kishte të bënte, qoftë dhe me kuadrot eprore apo hallkat e larta. Kjo ndodhte sepse ai, nuk pajtohej me forrnalizmin, konformizmin e aq më tepër me servilizmin në trajtimin e problemeve. Nedini, i ngrinte çështjet që e shqetësonin me kurajë e guxim, disa herë edhe me ashpërsi sepse i dhimbseshin punët. Në disa raste, nga disa kuadro eprore që nuk e njihnin nga afër, këto qëndrime të tij quheshin ekstreme e me qëllime jo të mira, duke krijuar mendimin se po atakon vijën e Partisë. Por këto ishin mendime të pabazuara sepse Nedini ishte nga ato kuadro që i dhimbseshin gjërat ndaj dhe fliste me kurajë e guxim, kurdo e kurdoherë dhe me cilindo, kur shikonte pa drejtësi, pa menduar se çdo të thoshin të tjerët dhe çfarë rrjedhoja mund të kishte ai vet.

Një nga veçantitë e Nedinit ishte puna me kuadrot në vartësi dhe sidomos me kuadrot e reja. Ai u qëndronte afër në stërvitje, gatishmëri e detyrat e tjera, e deri në kohën e lirë e u mësonte artin e komandirnit, metodat e stërvitjes e të edukimit me efektivat dhe sillej me ta jo vetëm si epror por edhe si shok i afërt e prind. Kjo punë bënte që kuadrot ta donin e respektonin me gjithë shpirt dhe pastaj të punonin me përkushtim e pa u lodhur nën shembullin e tij, të aftësoheshin më shumë e për rrjedhojë të kishin arritje të larta në vijirnësi në të tëra fushat.

Nedini dallohej jo vetëm nga dashuria e çiltërsia që tregonte në marrëdhëniet me njerëzit por edhe për harmoninë që dinte të krijonte përrnes bisedave tërheqëse dhe humorit gazsjellës që derdhet, humor i cili buron nga humori brilant i trevës së Labërisë. Ishte kjo arsyeja që kuadrot, vartësit e shokët e miqtë sa e shikonin Nedinin i mblidheshin si bleta, e rrethonin me dashuri e ngrohtësi dhe e ndiqnin dhe e dëgjonin me endje. Pra, aty ku ishte dhe është Nedini ishte muhabeti, lezeti, alegria e gazi për të cilin njerëzit kanë shumë nevojë.

Këto cilësi që evidentuam dhe të tjera si këto kanë bërë të mundur që në të gjitha detyrat e ngarkuara dhe përgjegjësitë që ka pasur në të gjitha instancat e MKA-së, të ketë gjithmonë rezultate të larta në stërvitje, gatishmërinë luftarake e në tërë fushat e tjera. Disa herë repartet e njësitë që ka drejtuar e komanduar Nedini, kanë zënë vende të para në shkallë MKA-së të ushtrisë, bile vlerësime të tilla ka marrë e tërë MKA- ja e korpusit të Burrelit kur komandohej për disa vite nga Nedini.

Për kontributin e madh që dha Nedini gjatë luftës dhe atë gjate 40 viteve për rritjen, forcimin masivizimin e modernizimin e Mbrojtjes Kundërajrore të vendit deri në vitin 1984, kur doli në pension të plotë, është dekoruar me 10 urdhra e rnedalje të shërbimit ushtarak, si dhe mjaft stimuj të ndryshëm moral.

Nedini doli në pension me gradën e kolonelit (edhe pse në atë kohë nuk kishte grada, por detyra që mbante konvertohej me atë gradë) tepër i nderuar, vlerësuar e respektuar sepse u largua ballë lart e plotë dinjitet që realizoi me nder, përkushtim e vendosmëri idealin e shenjtë për lirinë e vendit dhe atë të mbrojtësit të sajë e të Atdheut për 40 vjet me radhë, duke punuar pa u kursyer, me shpirt, zemër mendje e fuqinë e tij, në armën më të bukur por më të vështirë të AKA-së, për faktin se në të shumtën e kohës do të qëndronte në gatishmëri luftarake e cila kërkohej me minuta, larg familjes e fëmijëve të cilët kishin nevojë për praninë e tij.

Nedini, me bashkëshorten, lindën, rritën, edukuan e shkolluan dy djem e dy vajza te cilët kanë ndërtuar jetën e tyre dhe ecin në gjurmët e babait të vetë. Pas daljes në pension pleqërie, Nedini, nuk zgjodhi qetësinë e tij personale, por me përkushtim vijoi të eci në rrugën e idealit të tij për mbrojtjen dhe propagandimin e vlerave të Luftës NACL, për të cilën luftoi e punoi në mbrojtjes të saj për gati 40 vjet. Ai u inkuadrua në organizatën e nderuar të veteranëve të LANC dhe shoqatën e familjeve të dëshmorëve të atdheut, ku jo vetëm punoi në vijimësi e pa u lodhur si anëtar i tyre, por qysh në fillim e vazhdimisht edhe si kryetar i organizatës së veteranëve në lagje, ku dallohet për drejtimin e saj. Nedini militon me përkushtim e dinjitet për të mbrojtur vlerat e LANC-it ato të heronjve, dëshmorëve të saj si dhe të simboleve e çdo gjëje tjetër që ka të bëjë me të.

Proceset demokratike që u zhvilluan në vendin tonë, Nedini i priti dhe përjetoi me qetësi e maturi. Ai i përqafoi ndryshimet pozitive që i shërbejnë demokracisë, por krahas tyre ai nuk u pajtua kurrë me qëndrimet e mbajtura nga pushtetarët e djathtë e pinjollët ballisto-zogistë, ndaj LANC-it, datave 28-29 nëntor, ndaj heronjve, dëshmorëve, veteranëve të luftës simboleve të saj e deri të veprimet antikombëtare për dhurimin e të huajve pjesë të ujërave detarë ose me ngjarjet e rënda të Gërdecit, 21 Janarit, vjedhjes  e shpërdorimit të pronës publike, shkatërrimeve të veprave me vlerë etj. Për këto çështje e të tjera me rëndësi, Nedini shpreh shqetësimin e madh dhe urrejtjen e pakufishme  ndaj shkaktarëve. Pra Nedini ka qenë e mbetet një luftëtar i flaktë për mbrojtjen e idealit për të cilin luftoi e punoi dhe derdhi gjak e dha edhe jetën i vëllai.

Përfundimisht dua të theksoi se Nedini, partizan i lirisë, kuadër oficer i zoti e i vlerësuar dhe qytetar i mirë e aktiv kujtohet, vlerësohet e respektohet nga breza të tërë ushtarakësh, me të cilët punoi për 40 vjet me radhë. Kjo është kënaqësia dhe vlerësimi më i madh e më i bukur që njeriu merr në jetën e vet.

Së fundmi dua të theksoi se unë një nga bijtë e Mallakastrës trime e me tradita të njëjta me ato të Labërisë trime e me emër, të cilat i kanë qëndruar në krahë njëra tjetrës në të gjitha momentet kyçe të historisë, ashtu si i mbanë të lidhura në dy krahët e veta Lumi Vjosë, pata kënaqësinë e nderin që me modesti të evidentojë përmes këtij shkrimi përmbledhës pjesë nga jeta e Nedin Gjonit, sidomos cilësitë e tij të spikatura në luftën Nacionalçlirimtare dhe ato gjatë jetës ushtarake si kuadër i MKA-së por edhe si qytetar pa pretenduar se i kam prekur të tëra, pasi Nedini me punën që ka bërë është një minierë ari më vete, me vlera, cilësi e virtyte shumë të mira.

Nedini si shok e kuadër i të njëjtës armë, me këtë rast, të urojë nga thellësia e zemrës, paç gjithmonë shëndet të plotë, jetë të gjatë dhe mendje të kthjellët. Mbetsh gjithmonë veteran e qytetar, militante i nderuar, i rrethuar nga shokë e miq të shumte q i do dhe të duan.

 Shoku joti Armës së MKA-së,

 Nasip Ibrahimi

 Shënim: Ky shkrim botohet pas vdekjes së autorit të këtij shkrimi, pasi ai para disa muajve është ndarë nga jeta. Me këtë rast redaksia e gazetës “Kallarati” i shpreh familjes së Nasipit ngushëllimet më të sinqerta.

Botuar ne gazeten Kallarati, Nr, 72

 

Next Post

Në kujtim të vjehrrës time

Die Maj 11 , 2014
-Me rastin e 5 vjetorit të ndarjes nga jeta të Xhiko Gjonbrataj- Ndonëse në raste të rralla, por ndodh edhe kështu, që nuset të mos i respektojnë vjehrrat e tyre, t’i shajnë, t’i urrejnë kur janë gjallë dhe jo më që t’i kujtojnë pasi ato të jenë ndarë nga jeta. […]
Copy of Picture 156