Prejardhja e Kallaratit

CILI ËSHTË MENDIMI JUAJ PER ORIGJINËN E KALLARATIT?

Debat i hapur nga Redaksia e gazetës “Kallarati”

Prejardhja e emrit Kallarat dhe shpërngulja e tij nga Kunjova.

Lidhur me prejardhjen e emrit Kallarat dhe historinë e shpërnguljes së fshatit tonë nga Kunjova në Pilingri, në këmbët e malit të Bogonicës, dokumente të shkruara nuk kemi. Kemi vetëm legjenda e gojëdhëna. Është e kuptueshme që

gojëdhënat e legjendat, duke kaluar nga goja në gojë e nga brezi në brez, gjatë rrugës derisa arritën në ditët tona kanë pësuar shtrembërime, zbukurime apo teprime. Për faktin që gojëdhënat që lidhen me Kallaratin i tregojnë njerëz të ndryshëm, dalin edhe variante të ndryshme, sepse varet se nga kush i ka dëgjuar ai që i tregon dhe se sa i ka mbajtur mend.

Nga gojëdhënat dhe vargjet e këngës “Në Kunjovë e për veri…” që kanë ardhur deri në ditët tona del e qartë se fshati ynë ka qenë i madh, ndoshta më i madhi ndër fshatrat e tjera të krahinës dhe se shkaku kryesor i shpërnguljes nga Kunjova ka qenë epidemia e rëndë e kolerës, por edhe grindjet e konfliktet me fshatrat kufitare nuk do kenë munguar. Ndërsa të bien në sy në to edhe pasaktësi, siç është p.sh. te kënga “Në Kunjovë e për veri…”, vargu “Me shtatë-tetë xhami”, kur dihet se në ato kohëra Kallarati dhe gjithë krahina kanë qenë të krishterë dhe nuk mund të kishte xhami, por kisha.

Por edhe për vendosjen e një pjese të kallaratasve të shpërngulur në Pilingri versionet janë të ndryshëm. Të ndryshëm janë edhe mendimet e hipotezat për prejardhjen e emrit Kallarat.

Prandaj menduam që për këto çështje të hapim në gazetën tonë rubrikën “Cili është mendimi juaj?”

Për këtë rubrikë ftojmë kallaratasit që dinë legjenda e histori që kanë dëgjuar nga të parët e tyre apo nga pleq të fshatit, sidomos intelektualët studiues e hulumtues për historikun e lashtë të fshatit tonë, të na dërgojnë mendimet dhe variantet e tyre për emrin Kallarat, për shpërnguljen nga Kunjova, për Pilingrinë nëse ishte fshat apo nuk ishte, nëse gjetën shtëpi aty, apo i ndërtuan kallaratasit etj. Brezat e moshuar kanë ikur e po ikin dhe bashkë me ta po ikin dhe kujtimet e tyre lidhur me lashtësinë e fshatit, prandaj të shpëtojmë çfarë ka mbetur.

Ne do i botojmë mendimet herë pas here në rubrikën e mësipërme. Në fund, në bazë të varianteve e mendimeve të ndryshme, mendohet të bëhet një shkrim përmbyllës për variantin më të besueshëm që të mund të merret për bazë e të përfshihet në historikun e fshatit.

Po e hapim këtë rubrikë me shkrimin e Z. Gafur Shametaj me variantin e tij për sa më sipër.

Next Post

CILA PENE? NGA XHELO DAUTAJ

Die Pri 22 , 2012
Disa nga intelektualët e shumtë e të shquar të fshatit tonë janë vënë në lëvizje e punojnë, studjojnë, mbledhin të dhëna dhe kanë nxjerrë e do të nxjerrin në dritë shkrime e vepra dinjitoze, të cilat Kallaratin e nderojnë. Por Kallarati që ka një histori të shkëlqyer e shumë të […]
Xhelo Dauti