VËLLEZËR, ULNI ARMËT!

 

 

Sivjet dhe moti është i vrarë

Pranvera dimrit i ngjet fort

Dimri i acartë i politikës

Po ngrin jetën shqiptare sot.


Kurrë kaq plumba nuk qëlluan

Në qiell, as ditën e lirisë

Gëzhojë e nxehtë të djeg në duar

Plumbi i nxehtë të djeg në shpirt.


Dhe ndonse lule pak ka stina

Kurorat në varre s’kanë fund

Një dramë e madhe ndjellakeqe

Themelet e jetës i lëkund.


Një dehje e madhe ka kaplluar

Të madh,të vogël:ç’do njeri

Me armë në dorë duke qëlluar

Veç as për festë, as për gosti.


Dhe s’e kupton askush ç’po ndodh

Të gjithë me armë e luftë s’ka

Veç plot të vrarë si në një luftë

Veç kuje e gjëmë të mëdha.


Prandaj vëllezër, ulni armët

Shkaktarë qeshin cinikisht

Ne duhet vet ta ruajmë jetën

Duhet të jetojmë vëllazërisht.

 

Petrit Qejvani, mars 1997

Next Post

SI KALI NË LËMË

Hën Pri 13 , 2020
      Europa kaq afër e nuk e gjejmë dot Si të lozim symbyllazi me fatin tonë E dimë ku duhet të vemi Por s’dimë si të vemi Dhe sillemi rrotull si kali në lëmë Lidhur te huri Dhe ndrrojmë kahun e lëvizjes rrotull tij Sipas alternativave Që nuk […]