SI KALI NË LËMË

 

 

 

Europa kaq afër e nuk e gjejmë dot

Si të lozim symbyllazi me fatin tonë

E dimë ku duhet të vemi

Por s’dimë si të vemi

Dhe sillemi rrotull si kali në lëmë

Lidhur te huri

Dhe ndrrojmë kahun e lëvizjes rrotull tij

Sipas alternativave

Që nuk kanë sy.

Si kali gërdallë i lirisë sonë qesharake

Sillemi rrotull hurit fiks të politikës

Dhe ndonse shkumëzojmë

Me emrin e Europës në gojë

Pallatet e qelqtë të Brukselit

Nuk e pëlqejnë zërin tonë të ngjirrur

Duke na lënë në dorë të të zotit

Që godet kalin

Që shin gjithë ditën

Farën e mashtrimit.



Petrit Qejvani


 

Next Post

E NEVOJSHME

Mar Pri 14 , 2020
    Besoj sinqerisht në ndjenjat njerëzore Dashuria është në fund të fundit Dobësi Njeriu ka nevojë shpesh të vetmashtrohet Perëndia e Dobësisë e ka emrin Dashuri.     Petrit Qejvani    

Mund t'ju duken interesant edhe artikujt