(Peisazh)
Qielli e fiku llampën e madhe të diellit
dhe ndezi qirinjtë e yjeve,
që qyteti im të flinte deri në mëngjes.
Ndërsa hëna , kujdestare e qiellit,
si një abazhur i zbehtë
derdh një dritë të përkorë,
aq sa Toka të mos ngatrrojë rrugën natën…
Është koha
kur besoj dhe dyshoj
në gjithçka.
Petrit Qejvani, 13.01.2008